Kanë biseduar për më shumë se 62 e minuta në telefon, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, sa i takon gjendjes së tensionuar në Ukrainë.
Sipas mediave amerikane Biden I ka bërë të ditur Putinit se nëse ai hyn në Ukrainë, masat që do të ndërmerren nga SHBA dhe aleatët ndaj Rusisë, do të jenë të ashpra dhe të menjëherëshme.
“Një pushtim i Ukrainës prej Rusisë do të dobësonte pozicionin e kësaj të fundit e do të prodhonte vuajte njerëzore” thuhej në deklaratën e lëshuar prej Shtëpisë së Bardhë pas bisedës me të dyve.
Kjo qe biseda e parë e të dyve që prej dhjetorit, ndërkohë që mediat ruse shprehen se deklaratat e lëshuar prej Bidenit mbi tërheqjen e mënjëherëshme të amerikanëve nga Ukraina, për shkak se situata mund të precipitonte nga casti në cast në luftë, u shëmbëllejnë provokimeve, në një kohë që vetë Putin deklaron se nuk ka ndërmend ta pushtojë Ukrainën, e është në bisedime me vetë Biden-in. Ndërkaq ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se ka ndjekur një nëndetëse amerikane që kishte kaluar ujërat territorial pranë Ishujve Kurril në Paqësor, ndërkohë që Putin ka vazhduar bisedimet me Macron-in në një bashkëbisedim që sipas mediave ruse ka shkuar rreth 1 orë e 40 minuta.
Sipas mediave ruse, si Macron si Putin kanë shprehur dëshurën ëpr të vazhduar dialogun, pa ndonjë përparim të qartë e konkret e se Putin i kishte thënë po të njëjtën gjë Macronit mbi thirrjet alarmante të Bidenit, duke i cilësuar ato si spekulime provokuese. Ndërkaq, Rusia ka tërhequr një pjesë të stafit të saj diplomatik nga Ukraina, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur disa ditë më parë, se nëse Putin hyn në Ukrainë, ndërpreja e bashkëpunimit për gazsjellësin Nord Stream 2, do të jetë pjesë e sanksioneve