Dilema e shumë njerëzve mbi domethënien e tryezës gjashtë metroshe mes presidentit francez Macron dhe atij rus Putin, duket se më në fund ka një përgjigje.
Sipas mediave botërore, Macron-i nuk kishte pranuar të bënte testin e covid-19 nga mjekët rus, për shkak se kishte pasur frikë se mos i vidhnin ADN, dhe për këtë arsye, pra pë të ruajtur shëndetin e Putin-it, rusët kishin zgjedhur t’i ulnin në atë tryezë.
Lajmi edhe pse konfirmohet nga shoqëruesi i Macron-it, kundërshtohet nga rusët, të cilët thonë se ADN-në e Macronit mund ta merrnin fare mirë edhe nga nje gotë a filxhan ku kishte pirë ai. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitiy Peskov, e ka konfirmuar lajmin e refuzimit të testit PCR prej Macron-it, dhe se kreu i shtetit francez qe ulur larg vetëm për arsye sigurie. “Nuk ka asnjë konsideratë politike në të”, mësohet të ketë deklaruar ai, teksa thekson se ajo distancë nuk ndikoi aspak në negociatat mes dy krerëve të shteteve.