E hënë, 8 Qershor, 2026
Bota

Ja cila është gruaja që mund të zëvendësojë Angela Merkel

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Për herë të parë në historinë 40 vjeçare të partisë së tyre, Të Gjelbrit gjermanë deklaruan një kandidat që do të kandidojë për kancelar. Ditën e sotme, kjo parti deklaroi se 40 vjeçarja Annalena Baerbock, do qe kandidatja e saj për të zëvendësuar Angela Merkelin, pas zgjedhjeve të shtatorit.

Baerbock ka lindur në vitin 1980, vit në të cilin është themeluar edhe vetë partia. Ajo e përshkruan fëmijërinë e saj si si një përzjerje të shtënash topi e uji gjatë protestave, të cilat pasoheshin  nga ngrënia e kekëve në shtëpi – në miks ky i radikalizmit të klasës së mesme që përmbledh sot Partia e të Gjelbërve, duke shpjeguar edhe tërheqjen që kanë masat ndaj saj.

Sipas mediave gjermane, gjasat janë që këtë shtator të Gjelbrit të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, e me gjasa pas votimeve do jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, e madje edhe partia më e madhe e koalicionit të ri, çka do ta bënte Annalena Baerbock  kancelaren e ardhshme të Gjermanisë.

Baerbock krahasohet me gratë e reja lidere në Zelandën e re apo në Finlandë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top