E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

“Nuk është reagim normal”/ Basha për akuzat e Metës ndaj SPAK-ut

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

“Ky nuk është reagim normal’, është shprehur  Basha për reagimet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndak kreut të SPAK-ut Altin Dumani.

Gjatë bisedës së tij në emisionin Open të Eni Vasilit, Basha u shpreh se në deklaratën e Metës mungonin argumentat, e se SPAK-u pavarësisht dritë-hijeve dhe akuzave të bëra prej Berishës, Metës e të tjerëve, është duke punuar dhe kjo është gjë e mirë për shqiptarët.

“Me thënë të drejtën nuk i kisha parë pamjet”, u shpreh Basha, – “i kisha lexuar po nuk i kisha parë, është ndryshe kur i shef, por nuk mund të bëhet fjalë për akuza, se sa për një shpërthim. Gjëja e parë që të vjen në mendje, është që kjo nuk është normale. Këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka një reagim ekstrem ndaj dicka e dikujt, di të rreshtojë argumenta. Sigurisht, nuk është i pari, dhe as nuk është z.Berisha i dyti. Në panik janë ata që duhet të jenë, janë Edi Rama, Erion Velia, ish dyshi i Edi Rames, është në kërkim ndërkombëtar, një dy tre të tjerë janë në burg, nja dy të tre të tjerë janë të akuzuar për korrupsion, pra është e qartë që struktura antikorrupsion i ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare, ky është një lajm i mirë për shqiptarët”, tha Basha mes të tjerave.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top