E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Basha falënderon forcat e NATO-s dhe Defender Europe 21. I njeh meritën vetes dhe PD-së që e futën Shqipërinë në NATO

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka falenderuar në një deklaratë për shtyp, forcat e NATO-s dhe Defender Europe 21, kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, ai theksoi meritën e PD-së dhe të tijën për pranimin e Shqipërisë në Nato, dhe po ashtu  cilësoi se Aleanca do jetë e gatshme të përballet me cdo agresion, nëse vlerat rreth së cilët mblidhet anëtarët e saj, do cënoheshin.

Shpreh krenarinë time që Partia Demokratike, qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si ministër i Jashtëm, mundësuam atë që dikur dukej si një ëndërr e pamundur, anëtarësimin  e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme politike ushtarake të botës. Kjo stërvitje do t’u tregojë të gjithë rivalëve potencialë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, se alenaca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zbrapsë atë, nëse vlerat rreth të cilave ne bashkohemi, janë të pacënueshme, duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë, e duke vazhduar me stabilitetin rajonal ballkanik, që fillon me respektimin e kufijëve dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve, duke përfshirë edhe republikën e Kosovës. Le të jetë ky mesazh i qartë, për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti, apo në një teatër lojërash territoriale, si dhe një paralajmërim i qartë për despotët e Ballkanit, se kjo Aleancë nuk është një aleancë ushtarako-politike, por politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qendron demokracia, pra zgjedhjet e lira e të ndershme dhe sundimi i ligjit, u shpreh Basha.

Kujtojmë që kjo deklaratë e Bashës, vjen pas një periudhe heshtjeje nga ana e tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkimit të dorëheqjes së tij nga kryetar i PD-së, për hir të humbjes së tyre.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top