
Një rast i paprecedentë ka tronditur së fundit opinionin publik në Shqipëri, ku një grua lehonë, e cila kishte vetëm 8 ditë që kishte lindur, është arrestuar për mos pagesën e një gjobe.
Aktualisht foshnja mbahet nga e gjyshja, e cila, nga sa raportojne mediat në vend, ndihet e lodhur nga perkujdesjet për të sapolindurin.
E reja është shpënë në qelitë e burgu 313 të Tiranës, ndërkohë që bashkëshorti i saj dhe gjyshja e të sapolindurit, i kërkojnë drejtësisë të vërë dorën në zemër, ngase foshja ka nevojë për të ëmën.
Diana Bahçja u arrestua 8 ditë pasi lindi të birin, pasi një gjobë e papaguar për të cilën nuk kishte dijeni, iu konvertua në 50 ditë heqje lirie. Avokatët kërkojnë që dënimi të kryhet pasi fëmija të mbushë 1 vjeç, ndërsa, nga sa raportohet, kërkojnë pezullimin e urdhërit për lirimin e nënës.
Raportimet në mediat e vendit, flasin edhe për një sensibilizim të qytetarëve të Shkodrës, për të paguar gjobën prej 250 mijë lekësh të reja, por edhe për të ofruar qumësht dhe pelena për të sapolindurin.
\n\n

