E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Opinion

Të merremi pak me punët tona “të brendshme” në Amerikë/ Nga Ylli Manjani

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Nuk e di si u duket juve, por mesa kam parë nga lajmet e huaja, Donald Trump nuk po arrin të fitojë betejën elektorale në Amerikë.

Sondazhet në tërësinë e tyre flasin për rezultat të ngushtë, që zakonisht favorizon kandidatin e pushtetit, jo sfiduesin. Ndoshta nuk del kështu, por ngushtësia në përceptim nuk tregon favor për Trump.

Nga ana tjetër, bota sot ndihet ende “komode” nën liberal-demokracinë. Kjo e fundit investon shumë në propagandë dhe në shpërlarjen e mendjes njerëzore. I magjinoni që kanë shkuar deri aty sa të kërkojnë reduktimin e lopëve me pretendimin se pordhët e tyre shkaktojnë ngroje globale.

Njerëzia trushpëlarë, e trembur për vdekje nga dokumentarët dhe filmat propagandistikë me fundin e botës, pranojnë edhe luftën me pordhët e lopëve, vetëm që të jenë gjallë.

Liberalët prodhuan Covidin, vranë njerëz, plagosën rëndë shumë të tjerë me sëmundje kronike post vaksinë dhe e quajtën sukses të gjithën këtë gjë, që në fakt ishte dhe mbetet krim kundër njerëzimit.

Liberal-demokracia, ndonëse ka prodhuar degjenerim politik gjithandej, prap ofron “komoditet” në botën trushpëlare. Spiropalizimi nuk është fenomen yni, por projeksion i modelit politikanit trushpëlarë liberal-demokratik. Dmth Kamala Harris nuk nga asnjë dallim si model me Elisën tonë. E përsëris janë projeksione politike për të akomoduar trushpëlarët që janë ende shumicë në glob.

Politikanët që i kundërvihen këtij realiteti e nënvleftësojnë realitetin që ka prodhuar liberal-demokracia, ndaj dhe nuk janë ende alternativa të sukseshme. Një Orban në Hungari apo në Fico në Sllovaki janë shumë pak për të ndihmuar shoqërinë e sotme të dalë nga bataku “komod” i liberal-demokracisë. Kam parasysh këtu edhe degjenerimin që pësuan komservatorët britanikë, i cili në fak kapi në kundërkohë çdo rrymë konservatore në Europë dhe Amerikë.

Donald Trump nuk më duket se është i avantazhuar në raport me tarafelen liberale Kamala, pikërisht për shkak të këtij nënvfleftësimi.

Ndoshta e kam gabim, por Amerika nuk është gati të dalë nga bataku i liberal-demokracisë. Me shumë gjasë Kamala mund të marrë një mandat nga kjo lloj kënete elektorale që kanë prodhuar prej vitesh liberalët.

Sa i takon halleve tona, se kush fiton atje ska asnjë rëndësi sepse aq sa na duhet Amerika, pra për ndonjë deklaratë, e blejmë me pare në dorë. Herë si gruja e Bilalit, e herë te parkingu i Mekgonigalit, ja dalim ta blejmë… Mos harroni se edhe Sazanin që ja kemi premtuar Trumpit si pajë…

Por thjesht po i qaja pak hallet e brendshme Amerikës,meqë edhe ata nuk lodhen së qari halleve tona…

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top