E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Opinion

“Më jepni një numër telefoni të vajzës, se ia rris unë fëmijën”/ Nga Briseida Xhelaj

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Më jepni një numër telefoni të vajzës dhe ia rris unë fëmijën edhe vajzen nëse familja nuk e pranon!

Meqënëse shumë komente tek “Jeta është qejf, janë vetëm për të fajësuar vajzën 16 vjeçare, sot do jem unë zëri yt të kthej përgjigje!

1- urime dhe dhe fëmija 100 vjeç!

2- për fat të keq femra është ajo që mbetet shtatëzanë gjatë nje akti seksual, sepse po të ishin burrat, do ishte bota e mbi populluar dhe çdo burrë do kishte mbetur shtatëzanë të paktën 50 herë. Por burrat jane burra me rr në Mallakastër dhe nuk paragjykohen dot.

3- dikush komentonte “pse kaq e vogel kryente mardhenie?”, pse ju duket çudi? Në momentin që vajzat kanë ciklin 10-11 vjeçe, do fillojne të pëlqejnë të rrine me seksin e kundërt, do fillojnë make up etj. Kjo është ajo që nena duhet të behet shoqe me fëmijën dhe të edukoj vajzën, po edhe djalin si te trajtojë një vajzë.

4- në Shqipëri nuk ekziston ligji që asnjë njeri nuk duhet të prekë nje femije nën 18 vjeç, (edhe nëse do ishte deshira e saj, djali qe e do vertet do prese që ajo të rritet dhe ta pranoje ajo kur të jetë gati qofte edhe puthjen e parë), POR në Shqipëri vajzat i martojne 15-16 vjeçe dhe pastaj “çuditen” nga ky rast.

5- pse duhet të behet publik ky lajm? Ku eshtë privatesia e pacientit? Ligji thotë: Nëse ajo behet nënë, ne atë moment quhet madhore, e pjekur e pavarur, dhe nuk pyeten me prindërit.

6- Babai u zhduk, po sepse ka familje tjetër ka grua, fëmijë. Siç bëjnë shumë “kafshë” çdo ditë dhe të gjithe i shikojne, të gjithë i kanë shokë, por asnje nuk jlu thotë “e keni gabim”, por u mbulojnë te palarat dhe gjenë jo normale e bëjnë normale. E pra emrin e babait duhet të nxirrni, se cili është ai? Sa fëmije ka? Cila grua është tradhtuar? Sa të tjera ka ai? Nxirreni me foto, jepini dënimin që meriton për :
– Tradhëti 3 vite
– Përdhunim fëmije 16 vjeçares
– Braktisje të foshnjës

-Të jap atesinë,
-Të jap racionin ushqimor për fëmijën etj.

Nëse ne sot në këtë shoqëri nuk flasim dhe ndëshkojmë këto gabime që i bëjnë tradhtarët, nesër do ta ketë radhën fëmija juaj të vuajë pasojat.

Se fundmi i them vajzës “Bravo” për guximin, sepse shumë vajza e femijë te tjerë abortonte, sepse jane të detyruar nga familja apo opinioni që vret, dhe vuajnë gjjthë jetën me ate plagë ne zemer! Rrite dhe bëhu e zonja e vetes! Dhe dhe ai fëmije do kete aq shume fat në jetë, sa do e urosh këtë dite që e linde dhe do e rritesh me gëzim! Do të bëhet shoke- shoqe dhe do rriteni bashkë me shumë dashuri.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top