E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Alexey Navalny zgjedh të kthehet në Rusi: kam prerë biletën

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Alexey Navalny, kundërshtari më i madh politik I Putin-it, ka deklaruar se do kthehet sërish në Rusi, pasi të marrë veten prej kurimit nga helmimi në Gjermani.

Njoftimin e ka bërë vetë Alexey në tuiterin e tij, ku shprehet se, pasi iu konfirmua që është mirë me shëndet,  ka prerë biletën për në Rusi, dhe të dielën  më 17 janar, do të kthehet më në fund në shtëpi.  

Navalny  njihet si prej një prej kundërshtarëve më të fortë politikë të Putinit, motiv për të cilin është gjendur shpesh përballë presioneve dhe sulmeve që i kanë kërcënuar edhe jetën.

Tezat e tij janë që Putini jo vetëm që është i korruptuar, por është edhe korrupsioni vetë, dhe se familja e Putinit është e përfshirë po ashtu e tëra, në këtë korrupsion.

Navalny beson se Rusisë i nevojitet në krye një lider që i thotë gjërat siç janë, e që po ashtu largon korrupsionin dhe nuk bëhet palë me të.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top