Ka reaguar për ngjarjet në selinë blu edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili në një status të vetin thekson se është pro protestës paqësore, si një e drejtë themelore në demokraci. Në statusin e vet Meta thekson gjithashtu, se është e nevojshme të gjendet shpejt një zgjidhje demokratike, e cila t’i shërbejë paqes sociale dhe demokracisë në vend.
Statusi i plotë i Metës
Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!
Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.
Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.