E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Stil Jete

“Kisha frikë mos përsëritej historia”. Princ Harry tregon motivin pse iku nga mbretëria

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Duka e Sussex-it, i cili tronditi Britaninë e Madhe teksa  me të shoqen Meghan u tërhoqën prej detyrave mbretërore thuajse një vit më parë, u shpreh gjatë një interviste më moderatoren e njohur Oprah Winfrey,  se shqetësimi kryesor që e kishte shtyrë drejt këtij veprimi, kishte qenë frika se mos historia përsëritej.

Shqetësimi im më i madh,  tha ai duke iu referuar dukshëm të ëmës, Dianës, që vdiq në moshën 36 vecare në një aksident me makinë në Paris teksa ndiqej prej paparacët, qe se mos përsëritej e njëjta situatë. Unë jam vërtet shumë i kënaqur qe  jam këtu ulur bri time shoqeje, dhe nuk arrij ta imagjinoj dot, se si duhet të ketë qenë për të (Dianën) teksa e kalonte këtë proces  e vetme, vite më parë. Kjo që ne bëmë ishte vërtet e vështirë, por të paktën u argëtuam.

E teksa Harry gjatë intervistës e fokuson bisedën e tij këtu, Meghan akuzon Pallatin se ‘përjetëson falsitetin’.

Intervista e plotë e çiftit mbretëror, do të shfaqet në kanalet amerikane më 7 shkurt.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top