E mërkurë, 27 Maj, 2026
Kosova

Vjosa Osmani në BBC: “Bashkimi Kosovë- Shqipëri? Tani për tani Kushtetuta e Kosovës shprehet qartë”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në intervistën e dhënë për emisionin HardTalk në BBC për moderatorin Stephen Sackur, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh qartë se Serbia duhej t’i kërkonte së pari ndjesë Kosovës për genocidin e kryer aty, dhe se pikërisht këtu do niste edhe një erë e re për rajonin. E pyetur prej moderatorit se ku ndryshonte ajo dhe Albin Kurti nga garda e vjetër, Osmani  u shpreh se  at të dy mbështeteshin ekskuzivisht në platformën antikorrupsion, ndaj edhe populli I Kosovës kishte zgjedhur t’i votonte unanimisht.

Osmani u kujdes që t’i ndante më së miri etapat në të cilat ajo u referohej liderave të mëparshëm të Kosovës, duke sqaruar se konbtributi i tyre në luftën e UÇK-së qe i padiskutueshëm, dhe se debati politik mbi qeverisjen e Kosovës, fokusohej nga 2008-a kur u shpall pavarësia e saj e deri më sot. Ajo theksoi se gjatë politikbërjes, ndodh që edhe bëhen gabime, çka ka ndodhur edhe me liderat e mëparshëm të Kosovës, të cilët populli Kosovar vendosi t’i nxirrte humbës.

Lidhur me mosnjohjen e Kosovës prej disa shteteve europiane si Spanja, Osmani u shpreh se qeveria e tyre do ulej me secilën prej tyre për të diskutuar, duke shprehur qartë bindjen se ato do ta mbështesnin në një të ardhme të afërt pavarësinë e Kosovës.

E pyetur mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si pjesë e planit politik të qeverisë së re Kurti-Osmani, ajo u shprej se Shqipëria dhe Kosova janë partnere, por ajo nuk do mundej t’I përgjigjej një pyetjej të tillë tani, sepse kushtetuta e Kosovës nuk e përmbante një gjë të tillë. “Kushtetuta jonë është e qartë në këtë pikë, u shpreh Osmani, dhe nëse ajo do të ndryshonte, gjë që është e vështirë sepse kërkon votat e 2/3 së popullsisë, por nëse do të ndryshonte, s’e di pas 10 vitesh,  në atë kontekst specifik mund t’ju jepja një përgjigje. Në kontekstin politik ku jemi, besoj me shpirt tek pavarësia e kosovës. Përgjigja ime është, Kpsova është këtu, që të rrijë”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top