E enjte, 4 Qershor, 2026
Bota

Motra e Kim Jong Un paralajmëron Bidenin: mos i qelb gjërat!

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet të përcaktojë politikën e tij ndaj Koresë së Veriut, e motra e Kim Jong Un-it, Kim Yo Jong e njohur për ndikimin e saj të madh në politikat e vendit,  e ka paralajmëruar të mos i qelbë gjërat.

Një këshillë administratës së re të Shteteve Të Bashkuara, është shprehur ajo, cituar nga e përditshmja koreane “Rodong Sinmun”, që po lufton për të përhapur erën e barutit në tokën tonë në anën tjetër të oqeanit. Nëse do të flejë në paqe për katër vitet e ardhshme, bën mirë të mos i qelbë gjërat  me hapin e parë.

Qeveria amerikane është shprehur se po përpiqet prej javësh të vërë kontakte diplomatike me Korenë e Veriut, por Pijongiangut i duhet të pranojë fillimisht se tashmë Bideni është në krye të Amerikës.

Të dyja vendet kanë ende mosëmarrëveshje për programet nukleare dhe balistike të veriut.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top