Kreu i qeverisë Rama, në bashkëbisedimin me publikun lënë pasditen e djeshme, ka deklaruar se këtë muaj nis edhe ulja e tatimit mbi pagat e po ashtu edhe ngritja e fashës së rrogës prej nga nis ky tatim. Sipas Ramës, pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra nuk do të tatohet, ndërkohë që ky vit, do të njohë edhe rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë të vjetra.
Lajmi i mirë, tha Rama, është që duke filluar nga fundi i këtij muaji, pagat deri në 400 mijë të vjetra nuk kanë tatim, pra janë 0 tatim. Pagat deri në 500 mijë kanë minus 50%, pra gjysmë për gjysmë tatim, dhe pagat plus 1.5 deri në 2.5 në mos gaboj, kanë një ulje të konsiderueshme, gjë që krijon një lehtësi të madhe për një masë të konsiderueshme të të punësuarëve, dhe ndërkohë, meqë flasim për pagat, duke ndaluar edhe tek fakti që kemi hyrë në vitin e pagës minimale, jemi plus 20 mijë të vjetra, që do të thotë se do të kemi tashmë një pagë minimale 320 mijë lekë të vjetra”, theksoi mes të tjerave Rama.