E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Arsimi

ÇUDIA/ Vora nuk ka çerdhe publike, ankohen nënat e reja

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Duket e çuditshme, por në fakt është një realitet i pranishëm prej vitesh për banorët e Vorës, të cilët deklarojnë për MetropolPost.al se në Vorë nuk ka çerdhe për fëmijët e se kopështi, edhe nëse është i hapur, është deri në orën 12.00 paradite, gjë që i detyron sidomos nënat e reja që punojnë ose të shkëputen nga puna sa fëmija t’ju bëhet për në kopësht ose ta lënë ata me dikë kë tjetër.

Nga sa deklarojnë nënat e reja të Vorës, në këtë bashki nuk ka pasur kurrë çerdhe publike, e se edhe aktualisht ende nuk e dinë a do të këtë një çerdhe për fëmijët e tyre në godinës e re të shkollës që po ndërtohet.

“Mua shkon ma merr vjehrra”, deklaron për MetropolPost një zonja e re, “se në të kundërt nuk do kisha ku ta lija. Dhe kjo është tmerr. Vend që nuk ka çerdhe publike, e që kopshti funskionon deri në 12.00 të drekës”.

Ndërkaq një tjetër banore e Vorës, me dy fëmijë, nga të cilët njeri në moshë çerdheje, shprehet se rri në shtëpi e mban të bijën.

“Çerdhe private ka”, thotë ajo për MetropolPost, “po ku ta kërcet që ta pagush?”

Aktualisht në Vorë po ndërtohet shkolla e re, por banorët nuk e dinë më siguri se a do të këtë një çerdhe për fëmijët e tyre aty. Disa thonë po, kurse të tjerët janë të bindur jo, se aty do të ketë vetëm kopshte, por jo edhe çerdhe, siç do të donin ata.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top