E premte, 29 Maj, 2026
Kuriozitete

Rasti i çuditshëm i Enkeleda Kapedanit: nga modele Tik-Toku, përfundon në kryetare të Gjykatës së Elbasanit (video)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, videot  në Tik-Tok të kryetares së Gjykatës së Elbasanit Enkelejda Kapedani.

Në videot dhe fotot bërë publike së pari prej portalit Hashtag.al, shquhet qartë znj. Kapedani, e cila sfilon nga ashensori për në zyrën e kryetares së Gjykatës, me gjeste tipike modeleje, duke bërë duck-face e përkëdhelur flokët, e po ashtu edhe duke ngarë makinën me një dorë, teksa me tjetrën xhiron veten me celular, veshur me Prada apo Gucci.

Pavarësisht se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj saj për hir të këtyre videove, dhe vetë ajo ka deklaruar se nuk ka llogari në Tik-Tok, mbetet ende e paqartë se si zonja Kapedani, me aq dosje sa ka Elbasani, ka luksin të bëjë edhe video të këtilla.

Po aq e paqartë është edhe mënyra se si znj. Kapedani ka mbërritur në atë pozicion pune, seriozitetin e të cilit, me sa duket nga videot,  nuk arrin ta mbajë dot.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top