E martë, 26 Maj, 2026
Kuriozitete

Ja si të shpëtoni nga rrymat detare/ Nga Edmond Panariti

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Fatkeqësi e madhe, humbja e jetës së një babai dhe e dy fëmijëve e tij, ndofta të kapur në befasi nga rrymat detare në Vilë Boshtove.

Ky është një ritual tragjik i përvitshëm!

Padyshim që deti është plot me rreziqe!

Dhe rrymat detare, janë njëra prej tyre.

Shihni në foton bashkëngjitur, shigjetat e kuqe si formohen ato dhe si të shtyjnë larg bregut.

E mira është të shmangen!

Kjo bëhet duke vrojtuar bregun para se të futesh!

Aty ku uji është më i errët dhe dallgët nuk kanë vazhdimësi, me shumë mundësi ka një rrymë detare.

Por nëse përfshihesh në to , mos noto kundër tyre se mbytesh, por ruaj qetësinë relaksohu dhe noto paralel me bregun.

Për 15 – 20 metra zhvendosje anash dhe del nga rreziku..

Por jo të gjithë mund ta bëjnë këtë!

Prandaj vrojtuesit dhe jetë shpetuesit e plazhit janë të domosdoshem.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top