E hënë, 15 Qershor, 2026
Bota

Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur ditën e sotme në brigjet e Kretës, Greqi, ka bërë me dije Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat. Tërmeti i regjistruar në orën 5:19 të mëngjesit me orën tonë, është regjistruar në një thellësi prej 77 km, duke nxitur edhe paraljmërimin për një cunami të mundshëm

Tërmeti, i cili goditi 79 km (49 milje) nga qyteti i Heraklion në orën 6:19 të mëngjesi ditën e sotme, tronditi vendasit dhe turistët që po pushonin në ishull në fillim të sezonit të verës, raportojnë mediat vendase.

Duke folur për transmetuesin shtetëror ERT, kreu i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti (OASP), Efthymis Lekkas tha se thellësia e saj e bën të pamundur një cunami. “Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, tha Lekkas, “ne po monitorojmë situatën për ta vlerësuar më tej. Zakonisht, këto lloje tërmetesh nuk janë pararendëse të atyre më të mëdhenj. Ata priren të jenë ngjarja kryesore, dhe zakonisht nuk kemi një sekuencë të pasur pasgoditjesh. Kjo do të thotë, pasgoditjet janë të pakta dhe të vogla në magnitudë. Këta tërmete ndodhin një herë, menjëherë.”, sqaroi ai.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top