E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Kronikë

“Nuk e du më në shtëpi, se goca ka hik vetëm në spital”. Çfarë i thoshtë viktima të vjehrrit, në kohën kur kishin nisur konfliktet mes çiftit

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot pranë Gjykatës së Tiranës, ku shtetasi Mexhit Picari ka shtirë me armë zjarri mbi ish-dhëndrin Kudret Saliaj,  i cili ndodhej në proces divorci me të bijën, duke  lënë atë të vdekur në vend, e duke plagosur edhe avokatin e tij, tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Por historia e çiftit Saliaj nuk ka qenë e panjohur as për median dhe gjykatën shqiptare.

Çifti, prindër të tre fëmijëve, kanë akuzuar fillimisht reciprokisht njëri-tjetrin për tradhëti bashkëshortore dhe dhunë, duke i dhënë udhë kështu një zinxhiri të pafundmë konfliktesh, që u mbyll sot me ngjarjen makabre.

Në një intervistë të gjatë për gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, më 2020-n, Mexhiti shpjegonte komunikimet me dhëndrin për punën e çupës, ndërkohë që Dhurata (e bija dhe ish bashkëshortja e të ndjerit), dëshmon dhunën e vuajtur në familje nga shoqi.

Shof gocën, qe e rraskapitme fare, deklaron Mexhiti në intervistën për Spartak Kokën. – Hë bab i thash, ça ka? Kam qenë në spital, tha. Po a i the burrit me. Po i thashë, edhe m’darkë edhe m’mëngjes. Dhe e marr këtë unë, hë mor, t’ka marr leje goca? M’darkë po tha. Po ti m’the në telefon jo, i thashë unë. Nuk m’ka marrë leje, m’ka hik pa leje. Po n’mëngjes a t’ka thënë. Iu mor një herë goja, po tha, m’ka thënë, por i kam thon hik n’punë.

Nuk vin më në shtëpi tha, se goca ka hik vetëm në spital. Po i thashë, po ina m’2020-n, si, ti e ço n’punë vetëm. Po t’she aq xheloz, gocën mos ta çojshme m’punë.  Jo unë nuk e du më. Unë do t’ju vras më tha.

Ndërkaq, Dhurata Saliasi, në po të njëjtën intervistë,  deklaronte se kur e ka shpënë tek i ati, viktima nuk e ka qëlluar, por e ka kërcënuar, duke i thënë të rë kohës  “do të vras, do të të bëj copa-copa”.

Aty u tremba për vdekje, deklaron Dhurata, sepse mendova se do më vriste, se nga xhelozia do mendonte që gruaja ka një të dashur, dhe ngaqë kishte dhe djalin, e do kishte dhe djalin dëshmitar e do thoshte mamaja tendoi të  vriste babin, ose varet, sic ma kanë bërë edhe ata tani kallëzimin, që unë jam një grua e dhunshme, aty i them, kthehu mbprapsh, të shkojmë t’i sqarojmë gjërat tek babi.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top