E shtunë, 27 Qershor, 2026
Lajme

Komiteti i Mbrojtjes Cilvile nis marrjen e masave për stabilizimin e situatës në Rinas. Hyjnë në lojë kontrollorët e huaj

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në mbledhjen onlajn të Komitetit të Mbrojtjes Civile për çështjen e pezullimit të fluturimeve në Rinas, për hir të bojkotimit të punës nga kontrollorët e kësaj ndërmarrjeje, u vendos që kontrollorët që kishin braktisur punën, të zëvendësoheshin me kontrollorë të partnerëve strategjikë, deri në një stabilizim të situatës, e po ashtu edhe punonjës të rinj që duan ta mësojnë këtë zanat.

Sipas burimeve në vend, bëhet me dije se do jenë disa kontrollorë turq, ata që do të zëvendësojnë kontrollorët shqiptarë, mes të cilëve tashmë, janë arrestruar tri veta, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top