E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Basha angazhohet të ulë çmimin e energjisë për 70% të familjeve shqiptare. “Do zhdukim nga qarkullimi gjeneratorët. Shqipëria me ne, qendër e Ballkanit dhe Evropës për gazin natyror…”

· 4 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në prezantimin e programit “Shqipëria fiton energjinë”, kryetari i PD-së Basha, u shpreh se do të ulë çmimin e faturës së energjisë elektrike për 70% të shqiptarëve, si dhe do liberalizojë tregun e energjisë, në mënyrë që konsumatori ta zgjedh vetë operatorin sipas ofertës. Thelbi është, u shpreh Basha,  të krijojmë konkurencë e cila do të sjellë uljen e çmimeve.

Në këtë kontekst, duke përsëritur se nuk do të kërkonte një mandat tjetër, nëse nuk i zbaton këto që thotë, Basha u anagazhua se:

  1. Do ulim çmimin e faturës energjike për 70 % të familjeve shqiptare, duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha, dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kë orë në muaj;
  2. Do liberalizojmë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë, se tek cili operator do ta blejnë energjinë
  3. në funksion kësaj, anagazhimi kyç, ngritja e bursës së energjisë;
  4. biznesi do furnizohet më lirë dhe më mirë duke mundësuar kështu të rritjen e punësimit;
  5. do zhdukim nga qarkullimi gjeneratorët, se është skandal për ekonominë shqiptare, që në vitin 2021, gati gjysma e bizneseve sipas Bankës Botërore përdorin gjeneratorët;
  6. Investimet për rrjetin e shpërndarjes do shkojnë atje ku duhet, jo në xhepat e administratorëve të korruptuar;
  7. do mirëadministrojmë OSHEE;
  8. angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën, duke kombinuar prodhimin në Kosovë nga hecet energjike bazë, ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri, do përdoret për të mbuluar kërkesën në vend;
  9. do marrin fund pagesat korruptive, që u kërkohen sipërmarrësve nga kjo administratë;
  10. do ulim çmimin, do rrisim cilësinë e karburantit përmes politikave fiskale, ku veçoj heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburant, duke hapur dhe zhbërë kështu tregun e monopoleve që ekzistojnë sot;
  11. do rrisim prodhimin e energjisë në vend, përmes burimeve të gjelbra dhe të pastra. Shqipëria do përfitojë nga pozicioni gjeografik, për t’u kthyer në qendër të mbarë Ballkanit, por edhe përtej, me gaz natyror, i cili është më i pastër, më i pakushtueshëm, dhe do forcojë ekonominë tonë;
  12. do rrisim energjinë nga burimet hidrike dhe ato të erës;
  13. përparësi, lufta pa kopmpromis ndaj korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës që ka kapur sektorin;
  14. do kontrollojmë rreptësisht cilësinë e karburanteve. Brenda 180 ditëve të qeverisjes sonë, ajo do arrijë standardin evropian;
  15. do lidhim gazjellësin Tap me tecin e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industrial dhe do aplikojmë projektin e magjistralit jon në Adriatik, duke sigurar kështu një lidhje me magjistralin e gazit në Kosovë;
  16. në sektorin minerar, anagazhohemi të rrisim investimet e huaja 150 % direkte dhe të dyfishojmë kontributin e këtij sektori në ekonomi, gjë që do të sjellë punësim direkt dhe indirekt për mijëra shqiptarë në veçanti, në zonat malore dhe të varfra;
  17. jemi gati të shqyrtojmë me organizatat e minatorëve, çdo përfitim të veçantë për  sakrificat që ata bëjnë e që shoqëria  ua ka borxh, përfshirë përfitimet sipas një statusi dinjitoz, për t’ua lehtësuar sado pak pleqërinë me pensione dinjitoze;
  18. me të fituar, unë do ta adresoj vëmendjen tek dy probleme të rëndësishme: zgjidhjen e përmbytjeve tona dhe përfundimin e rehabilitimit me shpejtësi të të tëra dëmëve të tërmetit.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top