E premte, 10 Korrik, 2026
Opinion

Artan Fuga: “Sot mbylli punimet Kuvendi i turpit. Ditë e shënuar”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur sot sesionet e veta, gjë që nuk ka mbetur pa u komentuar nga shumë njerëz.

Në një status të tijin, profesori dhe akademiku Artan Fuga, e cilëson atë si “Kuvend të  turpit, që ka prodhuar ligjet më të këqija e më antidemokratike” në vend.  

Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!, shkruan Fuga.

Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i edukimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxori me turp në breg të kënetës!

Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!

Kujtojmë që ky 4 vjeçar i Kuvendit të Shqipërisë ka qenë i mbushur me tensione të shumta politike, sidomos pasi Opozita braktisi Parlamentin, dhe Opozita e Re zuri vendin e saj, me individë që u diskutuan gjatë jo për mirë.

Punimet e ardhshme Kuvendi i  nis në shtator, kohë kur në karriget e tij, do të  ulen deputetët e dalë prej zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat vazhdojnë ende  të jenë të kontestuara, nga kahu opozitar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top