E mërkurë, 27 Maj, 2026
Vendi

Ja ku mund ta kryeni testimin e shpejtë covid-19

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ministrja Manastriliu ka bërë me dije se testimi i shpejtë për covid-19, mund të kryhet tashmë në 6 qendra shëndetësore në Tiranë.

Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, – u shpreh ajo, – në 6 pika të identifikuara, për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me rregjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore.

Qendrat Shëndetësore ku mund të kryhen testet e shpejta janë sa më poshtë:

  1. në qendrën shëndetësore nr. 9,
  2. në qendrën shëndetësore nr.10,
  3. në qendrën shëndetësore të Kombinatit,
  4. në qendrën shëndetësore Qyteti Studenti,
  5. në qendrën shëndetësore Kodër-Kamëz,
  6. në pikën e Brrakës, në qendrës shëndetësore nr. 4”,

Ndërkaq, theksoi ministrja Manastriliu, pavarësisht futjes së testit të shpejtë, nuk do mungojë edhe testimi përmes metodës PCR.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top