E mërkurë, 27 Maj, 2026
Politikë

2024/ Argita Berisha i hyn politikës me kokë. Ja urimi për vitin e ri

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Argita Berisha, bija e liderit demokrat Sali Berisha, i cili nuk mund të thuhet se po jeton ditët e veta më të mira në politikë, duket se pas peripecive të të shoqit ca më parë me SPAK-un, e tani me të atin, ka venosur të përfshihet haptazi në politikë.

Në ditët e para të 2024, ajo i fton demokratët të vendosen “në barrikadën e pluralizmit”, e bindur ” që “Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë, e do t’i shpërblejë demokratët për gjithë luftën dhe qëndresën e tyre”

“Ju falënderoj shumë për ardhjen tuaj dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të vitit të ri”, tha mes të tjerave Argita Berisha përpara demokratëve. “Përshëndes anëtarët e Brain Gain-it të PD-së që e nisën vitin e ri, sikundër dhe ju në barrikën e mbrojtjes së pluralizmit. Të nisësh vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë po padyshim shume motivuese.  Do të fitojmë patjetër. Asnjë diktator nuk i përballet dot shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi të burgosin lirinë tuaj, dhe ju jeni misionarët e kësaj lufte, që nga kjo rrugicë do të shtrihet nëpër të tëra rrugicat e shqipërisë. Kjo është vetëm fillimi, dhe kjo është beteja që ju do ta fitohet. Ju d të jeni misionarët e kësaj lufte që do të kapilarizohet në të gjithë vendit. Ju falënderoj shumë dhe ju uroj të gjithëve një vit të mbarë. Dhe me fitore. Jam e bindur që Zoti kete vit ka plane shume të bukura për Shqipërnië dhe do të shpërblejë gjithë demokratët për gjithë luftën e tyre dhe për qendresën e tyre. Zoti është me durimtarët, ndaj është detyra jonë të durojmë në barrikada. Ju falënderoj shumë”, përfundoi Argita fjalën e saj.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top