E mërkurë, 27 Maj, 2026
Horoskopi

Yjet e javës, nga 17-23 maj

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Jupiteri hyri plotësisht në shenjën e Peshqve javën që shkoi, por vetëm këtë javë do nisin t’i ndihen efektet e ndryshimit, kurse më datë 20, Dielli do bën hyrjen e tij triumfuese tek Binjakët.

Këto janë tranzitet që do të ndodhin javës në vijim. Shohim se si do të ndikojnë tek shenjat e Horoskopit, nisur nga elementi të cilit i përkasin.

Shenjat e Ajrit vazhdojnë e qëndrojnë të forta, pavarësisht ndryshimit të pozicionit të dy yjeve. Në fakt, edhe pse humbën Jupiterin tek Ujori, ku gjithësesi mbetet ende Saturni, është edhe e vërtetë që fituan Diellin tek Binjakët, ku gjenden tranzit edhe Venusi dhe Mërkuri.

Ndryshe nga ata, humbasin energji shenjat e Tokës, të cilat nuk e kanë më diellin në Dem.  Pavarësisht kësaj, vazhdojnë të mbështeten prej Plutonit, retrogradë tek Bricjapi, si dhe prej Uranit tek Demi.

Fuqizohen  shenjat e Ujit, të cilat tani mund të mbështeten tek energjia e Jupiterit dhe Neptunit tek Peshqit, dhe të Marsit tek Gaforrja.

Dhe vazhdon edhe këtë javë boshi kozmik tek shenjat e Zjarrit, të pa mbështetura për momentn nga energjia e drejtëpërdrejtë e ndonjë planeti.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top