E mërkurë, 27 Maj, 2026
Politikë

Gjiknuri: “Meta e ngatërroi vetë elektoratin me ato që tha”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Gjatë një interviste në News24, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, ku Partia Socialiste ka fituar 8 mandate, Damian Gjiknuri, u shpreh se Ilir Meta kishte përgjegjësi direkte për rezultatin e LSI-së në Vlorë, për shkak se me deklaratat e bëra javën para ditës së zgjedhjeve, I kishte orientuar në mënyrë indirekte  votuesit drejt përfaqësuesëve të së djathtës.

I dha më tepër peshë kandidatit të PD-së se atij të LSI, u shpreh Gjiknuri, i cili, edhe sa u takonte votave të pavlefshme në qarkun e Vlorës (5000 në total), e cilësoi këtë si pasojë të konfuzionit me numrat në fletën e votimit.  

Asnjë nuk e merr mandatin për hirt të vetes së vet, tha ai, por brenda siglës, për pushtetin, rolin etj.

Nëse PS-ja do të kishte fituar 7 mandate, tha Gjiknuri do kisha dhënë dorëheqjen,  një sfidë politike kjo, që ai deklaroi se ia vetë kishte vënë vetes.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top