Një mace gjigande gjysme e shtrirë, është zbuluar së fundmi në shkretëtirën e Nazkës në Peru. Shkencëtarët besojnë se ajo, ashtu sikurse dhe imazhet e tjera të Nazskës, është krijuar nga erozioni në tabanin e shkretëtirës.
Askush nuk e dinte që ajo ekzistonte, deri kur bimët që mbulonin atë sipërfaqe toke u prenë, për të krijuar një shteg që do shpinte në një prej platformave të vëzhgimit, e cila synon të jetë një pikë e rëndësishme, prej nga vizitorët mund të kundrojnë gjeolitet e tjera.
Gjeoliti i sapo zbuluar maces është i gjatë 37 metra, dhe ndërkaq po mirëmbahet e pastrohet.
Vizatimet e Nazkës, të cila janë pjesë e trashëgimisë botërore e Uneskos, paraqesin imazhe të ndryshme në tabanin e tokës, njohur si gjeolife, krijuar rreth 2000 vjet më parë.