E dielë, 31 Maj, 2026
Bota

U vaksinua pa radhë. Akuzohet kryebashkiaku i Halles në Gjermani

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Këtë të hënë, policia e Halles në Gjermani kontrolloi zyrat e kryebashkiakut Bernd Wiegand, për shkak të akuzave se funksionarët e këtij qyteti, janë vaksinuar më parë se ç’u takonte, duke shkelur kështu ligjet e vendosura nga shteti, sipas së cilave prioritet për dozat e mbetura, do kishin ata që konsideroheshin më të dobët ndaj kovidit.

Wiegand  i refuzoi në mënyrë kategorike akuzat, duke deklaruar se vaksinimi në janar i vetes dhe i të tjerëve “me funksione kryesore në qeverisje”, kishte qenë mëse rregullt, sepse ata që duhej të kishin përparësi, s’mbërriheshin dot në atë moment. Ai pohoi gjithashtu se njerëzit e imunizuar, përfshinin edhe 29 anëtarët e këshillit bashkiak të Halles, si dhe grupin e menaxhimit të krizave.

Aktualisht, Gjermania është fokusuar tek imunizimi i punonjësve shëndetësorë, i të moshuarëve  dhe njerëzve me problematika specifike, dhe autoritetet e Halles e kanë akuzuar të paktën 585 herë Wiengand-in, se ka thyer rregullat e vendosura nga shteti.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top