
Kjo masë, e njoftuar nga presidenti gjatë një takimi me mediat në Zyrën Ovale, rrezikon të shkelë Amendamentin e 14-të. Si rrjedhojë, masat e reja ka gjasa të përballen me sfida ligjore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv që mohon shtetësinë për fëmijët e lindur në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e të ashtuquajturit “turizëm i lindjes” – praktika e lindjes së fëmijëve gjatë vizitave në vend.
Ai e njoftoi këtë lëvizje gjë një takimi me mediat në Zyrën Ovale.
Sipas portalit të lajmeve Axios, presidenti synon gjithashtu të mohojë shtetësinë që e marrin automatikisht fëmijët e kategorive të caktuara të personelit diplomatik të huaj në SHBA.
Kjo shënon përpjekjen e dytë të Trumpit për të kufizuar parimin e jus soli (shtetësia në bazë të vendlindjes) në Shtetet e Bashkuara. Masat e reja me siguri do të kontestohen në gjykatë me argumentin se ato shkelin Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili garanton shtetësinë për pothuajse çdo person të lindur në tokën amerikane.
Vendimi i Gjykatës Supreme: Më 30 qershor, Gjykata Supreme hodhi poshtë një urdhër ekzekutiv më të gjerë, të nënshkruar nga Trump kur ai mori detyrën si president, përmes së cilit presidenti synonte t’u mohonte shtetësinë fëmijëve të shtetasve të huaj të lindur në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, administrata pohon se vendimi gjithsesi, i la presidentit autoritetin për të kufizuar të drejtën e shtetësisë, bazuar në përjashtime të caktuara, të njohura nga praktika gjyqësore.

