E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Trump akuzohet për herë të dytë: mes demokratëve, edhe republikanë që i kthejnë shpinën (video)

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Dhoma e Përfaqësuesëve në Kongresin Amerikan, ka vendosur të akuzojë për herë të dytë presidentin në ikje Donald Trump, për shkaktimin e ngjarjeve ndodhur thuajse një javë më parë në Capitol Hill, ku me qindra-mijëra mbështetës të Trump-it, mësynë ndërtesën në kërkim të kongresmenëve, që po vulosnin largimin e Trump-it dhe ardhjen e demokratit Joe Biden  në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Numri i votave që i thanë po kësaj mase, qe 217, dhe votimi final përfundoi  232-197 në favor të pro-ve, me 10 republikanë që kaluan në kahun tjetër dhe katër që nuk votuan.

Trump akuzhet për nxitje të dhunës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nisur nga thirrjet bërë protestuesëve ditën kur iu sulën Capitol-it, protestë ku humbën jetën pesë persona, përfshi edhe atë të një polici i cili u godit në kokë.

Kjo është hera e dytë që Trump  akuzohet nga Kongresi Amerikan, gjë që ndodh për herë të parë në historikun e presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Herën e parë Trump u akuzua në dhjetor të 2019-s, për abuzimin me pushtetin dhe   presioneve të bëra ndaj Zelensky-t, presidentit Ukrainas, për hapjen e hetimeve ndaj Bidenit e djalit të tij, në favor të rritjes së mbështetësve të Trump ((Ukraingate).

Mes republikanëve që i kthyen shpinën dhe votuan pro akuzës ndaj Trump, qe dhe republikania  Liz Cheney, e cila ka deklaruar për mediat amerikane, se ka qenë mëse e bindur për votën e dhënë.

Gjithësesi, me gjasa, sipas deklaratave të disa kongresmenëve, gjykimi nuk do bëhet derisa  presidenti i zgjedhur Joe Biden  të betohet më 20 janar.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top