• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E diel, 18 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libra

“Të njohësh armikun” sipas Virgjil Muçit/ nga Suadela Balliu

nga MetropolPost
22 Korrik, 2024
në Libra, Libraria, Vendi
“Të njohësh armikun” sipas Virgjil Muçit/ nga Suadela Balliu
1
SHPERNDARJE
30
SHIKIME

Hollësitë me të cilat përshkruan takimin me Sonja Biserkon, një aktiviste e shoqërisë civile, më ndërmendën një intervistë të Oriana Fallaci-t me kryeministren e Izraelit, Golda Meir. E hekurta, ajo që udhëhoqi shtetin e saj në luftën 19 ditore përballë koalicionit të shteteve arabe në vitin  ’73, e para grua kryeministre në të gjithë Lindjen e Mesme, prezantohej nga gazetarja italiane  – e njohur për intervistat me krerë shtetesh e diktatorë- në nuancat e një gruaje që i përngjante me nënën, me ngrohtësinë e një zonje shtëpie që kujdeset për gatimet aq edhe për trëndafilat në vazo, me fytyrë të buzëqeshur, gazmore e zë të ngrohtë tingëllues. Fallaci kishte trokitur dhe hyrë në portën e shtetares që ishte mbajtur për potencialin e ndezjes apo shuarjes së fitilit të konflikteve me përmasa botërore, duke e prezantuar fillimisht në më intimen e saj…

Autori, në këtë rast intervistuesi, Virgjil Muçi, e prezanton Biserkon te lexuesit  si një grua të brishtë, me zë të ngrohtë e të kadifenjtë, me humor të spikatur e që të krijon rehatinë e bisedës si me një të njohur të vjetër, duke ia rrëzuar kështu portretin prej zonje të sertë e autoritare të themelueses dhe presidentes së Komitetit të Helsinkit në Serbi. Në këtë prelud të bashkëbisedimit që i rrok thuajse të gjitha sferat e jetës sociale, autori nuk ka për qëllim vetëm të na zbulojë pak nga pak personazhin, duke u kujdesur ta ruajë kërshërinë deri në fund. Me heqjen e velit të asaj që deri në atë takim ishte e panjohur ose pak e njohur  dhe me davaritjen e mjegullës që krijojnë perceptimet e largëta apo virtuale, intervistuesi përpiqet të hapë një dritare për të njohur e kuptuar më shumë se individi; u jep zë dhe dritë përfaqësuesve të një populli fqinj me të cilin,  për fatin e keq të ndërsjellë, njihemi pak e paragjykohemi shumë.

Gjatë detyrës diplomatike në Beograd, Virgjil Muçit iu kuturis të takohej me shkrimtarë, botues, gazetarë, publicistë, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të artit dhe kulturës e ta sillte realitetin në Serbi, kuptimin e qytetarëve mbi çështjet e rajonit (të vjetrat dhe të rejat) përmes fjalës së tyre. Megjithëse dëgjojmë përmes politikës e mediave qendrore të flitet për projekte si Ballkani i Hapur, që synon t’i shndërrojë ndasitë e vjetra dhe plagët e së shkuarës në mundësi të përbashkëta ekonomike e fqinjësi të mirë, për shqiptarin mesatar serbët ende shihen si masë e pandashme e politikave ekspansioniste të ish-Jugosllavisë apo atyre shoviniste të Millosheviçit. Një perceptim që u ka mjaftuar si argument për të mos dashur ta njohin tjetrin, i cili, ndonëse pranë kufijve e nën të njëjtin territor gadishullor, ngjan i largët, i huaj, ende armik.

Intervistë me Armikun –  i cili që nga titulli kërkon sa të ngacmojë interesin aq  edhe të zhvoshkë paragjykimet– e ul tjetrin në karrigen e atij që rrëfen për të zbuluar vendin e vet, me problematikat e politikës, ekonomisë, jetës sociale, korrupsionit, propagandës,  paaftësisë së lidershipit, mungesës së fleksibilitetit dhe vizionit e duke lexuar mes pyetjesh dhe përgjigjesh kupton se, sfidat e serbëve janë po aq të ngjashme me ato të shqiptarëve që prej viteve ’90, tranzicioni i gjatë është i dhimbshëm këtej e andej dhe demokracitë janë njësoj të brishta. 

Me këtë mundësi zbulimi që autori jep përmes intervistave të realizuara – prej vitit 2015 –nuk bën gabimin të marrë rolin e emisarit, ku përmes asaj që jetoi e pa në kryeqytetin serb, të pikturojë tablo me ngjyra krejt të ndryshme nga ajo që shqiptarët kanë krijuar për fqinjët, që siç historia ka treguar, për shumë kohë kanë qenë armiqtë. Sepse, do të kishte qenë të furnizoje me të njëjtën peshë paragjykimet dhe të pavërtetat. Rrëfimi u takon vetë serbëve, të cilët dekodojnë e përkthejnë opinionin e bashkëqytetarëve për tema që u takojnë, në fakt, të gjitha vendeve të rajonit. Zëri është i qartë, realist, konkret, aspak i veshur me romantizëm, hipokrizi e as me patetikë.

Intervistë pas interviste kuptojmë se përkundër retorikës politike, mungesës së vullnetit për të çuar përpara një dialog zvarritës  mes Beogradit dhe Prishtinës, alarmeve që ndizen herë pas here në veri të Kosovës, në Serbi nuk ekziston ajo masë e imagjinuar si homogjene që ende bërtet për pretendime ndaj dikur krahinës së saj. Mendësia e popullatës është heterogjene, me opozitë kundër politikave të presidentit Vuçiç, siç dikur kundër atyre të Millosheviçit, e me sytë kah e ardhmja.

Përkundër sedrës nacionaliste në stadiume futbolli, shumë serbë sot janë të vetëdijshëm se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë dhe duan që kjo e fundit të anëtarësohet në çdo lloj organizate ndërkombëtare – ndryshe nga propaganda qeveritare –për arsye krejt pragmatiste, me bindjen se me kalimin e këtij ngërçi Serbisë do t’i hapen mundësitë për të kapërcyer tranzicionin e gjatë, se do t’i përshpejtojë hapat për anëtarësim në Bashkimin Europian e se me njohjen e Kosovës pakica serbe, por edhe  trashëgimia kulturore serbe në Kosovë  do të jetë më e mbrojtur.

Të intervistuarit e dinë,  duke pranuar se edhe vetë elita serbe e di, se pavarësia e Kosovës është tashmë një proces i kryer dhe se ngurrimi i autoriteteve për ta njohur e vë Serbinë në pozitë gjithnjë e më të vështirë.

Secili përfaqësues, i zgjedhur nga autori me kushtin e vetëm  për të mos qenë nga fusha e  politikës, është i vetëdijshëm se me ngecjen e situatës dhe me vonesat e normalizimit të marrëdhënieve dhe me  ushqyerjen e narrativës së vjetër përçarëse,  i gjithë Ballkani është i kërcënuar nga konflikte të vazhdueshme, që do të rezononin në Europë e në krejt botën.

Bisedat dhe rrëfimet e figurave si Filip David, Dragan Velikiç, Boksho Jaksiç, Zorah Hamoviç, Aleksandar Pavloviç, Jelica Miniç, Ivan Çoloviç e Sonja Biserko zbulohet jeta e ditë pas dite e Beogradit, shqetësimet qytetare për bjerrjen demografike, mungesa e shpresës te të rinjtë,  rrëzohen kuptime të sipërfaqshme se serbët janë pro Rusisë, siç edhe hidhet dritë më mirë në kontekst mbi disa sondazhe ku shumica e serbëve rreshtohen kundër NATO-s. Zëri i të intervistuarve përforcon idenë se qytetarët serbë e shohin veten të rreshtuar kah Perëndimit, në Bashkimin Europian, por ndjesitë përzihen kur kujtojnë bombardimet nga forcat e paktit të Atlantikut të Veriut. Ata thonë se ishin të shumtë serbët kundër regjimit të Millosheviçit, por bombardimet erdhën për të gjithë popullsinë.

Të intervistuarit nuk marrin përsipër të jenë as stereotipi i ri e as arketipi i serbit që nuk njohim. Ata janë një grupim njerëzish, (jo të vetmit) që kanë mendime, qëndrime dhe veprimtari kulturore e shoqërore të ndryshme nga politika zyrtare e Beogradit, që ose i ka sytë ende në të shkuarën ose pak bën për të ecur drejt së ardhmes.  Dhe qytetarëve sot- ashtu si në të gjithë rajonin –  u intereson e ardhmja. Në këtë pikë mes serbëve dhe shqiptarëve ka më shumë të ngjashme se dallime dhe se urrejtjet dhe armiqësitë e së shkuarës, u interesojnë vetëm politikës dhe pushtetit.

Ky libër, i ndarë në një cikël intervistash dhe një cikël esesh, është edhe një kredhje në histori. Përmes zërit, aksionit civil, artikujve apo veprave letrare apo edhe studimore, ky grupim personalitetesh kërkon të rrëzojë mitet, brumë me të cilën vendet e Ballkanit kanë gatuar historitë kombëtare. Siç thotë Sonja Biserko, “…për shekuj me radhë kjo tokë e gadishullit kanë qenë pjesë e dy perandorive të mëdha’’. Ky është realiteti. Të vetëdijshëm se e kaluara nuk mund të fshihet dhe krimet duhen ndëshkuar, mendojnë se gjuha e dy vendeve, por edhe e gjithë Ballkanit që në fund të fundit mbetet terren interesant, duhet të kthehet për ndërtim dhe e shkuara të dëftojë rrugët e reja që të dyja vendet i çojnë drejt një destinacioni. Bashkëpunimi, më shumë se armiqësitë e vjetra, do u sillte dobi ambicieve europiane.

Intervistuesi Virgjil Muçi e njeh lexuesin shqiptar, përmes faqeve të këtij botimi të UET Press, jo vetëm me Beogradin që nuk e kemi eksploruar  dhe me një mendësi serbe që nuk duam ta njohim, por edhe me disa figura të respektuara në fushat e veprimtarive të tyre, që na zbulohen si karaktere të larmishëm të një romani. 

Autori nxjerr gjithashtu në pah sesa pak e njohim edhe letërsinë e fqinjëve,  thekson një nga problematikat e shkëmbimeve të kursyera letrare, ku pak autorë janë përkthyer e botuar respektivisht në Tiranë e Beograd.  Si përkthyes e shkrimtar vetë, Virgjil Muçi ndan përmes pyetjeve shqetësimet me kolegët serbë mbi letërsinë e dy vendeve, botimet e përkthimet, por edhe të ardhmen e këtyre letërsive dhe frikën e asimilimit nga gjuhët më të mëdha.

Nuk janë donkishoteskë, e dinë se arti dhe kultura në Ballkan nuk mund të mbajë peshën kryesore të ndryshimit të paradigmës si ‘fuçia e barutit’ në mes të Europës, por janë të bindur se edhe përmes nismave të vogla në fushë të kulturës, shqiptarët dhe serbët janë vështruar ballë për ballë, duke kuptuar se nuk janë përbindëshat e miteve dhe rrëfenjave me luftë.

Në pjesën e dytë të librit del publicisti Virgjil Muçi, i  cili përmes disa eseve- edhe këtu duke mos e kursyer titullin provokues me Shkrime Heretike –   rreket të dekonstruktojë ose së paku të çojë në pikën kur zëfillin mitet e shpërndahen më pas përmes historisë, e cila herë e paraqet si continuum e herë  si gënjeshtër. Duke jetuar atje për disa vjet,  Muçi sjell edhe perceptimet e serbëve mbi Shqipërinë e shqiptarët, nacionalizmin  e populizmin, ndasitë gjuhësore që nisin me përdorimin e germave cirilike e latine  deri te vendtakimi i përbashkët në Europë. Gjithnjë i kujdesshëm, për të qenë më shumë vëzhgues, analitik sesa kritik apo dhënësh recetash e konkluzionesh.

Vetë kontinenti i vjetër e ka historinë me fqinjët –  tashmë të mbledhur nën një çadër të madhe zhvillimi politik, ekonomik e kulturor – të ngjashme me atë të Ballkanit. Miqtë e sotëm europianë, që drejtojnë politika të përbashkëta të unionit, ishin dikur armiq luftërash.

Sot, Ballkani – i hapur ose jo – është i përfshirë në Procesin e Berlinit. Të gjitha vendet e rajonit e kanë  bërë një copë udhë jo nga Lindja, as nga mbyllja në vete, por drejt Europës me letra e kushte për të përmbushur e një prej tyre është pikërisht kooperimi mes fqinjëve dhe  kapërcimi i së shkuarës përmes dialogut. Do të vijë katharsisi e më pas shërimi  përmes artit e kulturës apo përmes interesave të qarta e konkrete ekonomike?

Ky libër na tregon se shoqëria serbe, ose një pjesë e mirë, është shumë më përpara me kapitujt e integrimit sesa qeveria e saj.

Së fundi, ky libër nuk është moralizues e as kërkon sforcuar të ngrejë ura imagjinare, aty ku nuk ka brigje, por synon të zbulojë e të na hapë derën drejt njohjes së fqinjëve. Titulli Intervistë me Armikun nuk cilëson se cila palë shihet si armiku: për të dy popujt ka qenë gjithnjë fqinji. Për t’i rrëzuar mitet ka vetëm një rrugë: njohja e ndërsjellë. Ndoshta jo të gjithë mund të zbatojnë urdhëresën e Krishtit që te Ungjilli sipas Mateut thotë “duajini armiqtë tuaj”, por për t’i njohur kërkon vetëm vullnet dhe nisma si ky libër…

Tags: eseMetropolPostPublicistikeSuadela BalliuTe njohesh ArmikunVirgjil Muçi
Shkrimi Paraardhës

KOMISIONI EVROPIAN/ Rikonfirmohet von der Leyen. Meloni Kundër

Shkrimi Pasardhës

“Fundi i korrikut sjell mundësi të jashtëzakonshme”/ Ja si do të mbyllet muaji sipas Meri Gjinit

Shkrime të Tjera

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”
Politikë

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani
Lajme

Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

6 Maj, 2025
Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane,  e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut
Studimi

Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane, e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut

29 Prill, 2025
Yjet e javës nga Meri Gjini
Horoskopi

Yjet e javës nga Meri Gjini

28 Prill, 2025
Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”
Bota

Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”

10 Prill, 2025
Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi,  për 14 vitet në vijim
Horoskopi

Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi, për 14 vitet në vijim

8 Prill, 2025
Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina
Stil Jete

Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina

8 Prill, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

28 Mars, 2025
Amsterdam, sulm me thikë në sheshin Dam: pesë të plagosur
Bota

Amsterdam, sulm me thikë në sheshin Dam: pesë të plagosur

27 Mars, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    28 shpërndarje
    Share 11 Tweet 7

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In