E enjte, 28 Maj, 2026
Bota

“Të frikësuar nga klima e çmendur, kriza dhe lufta, një çift në katër do të lindë fëmijë”/ Ja si i përkufizon censusi i 2040-s italianët

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas një raporti dalë prej institutit ekonomik në Itali, duket se e ardhmja e italianëve do të jetë  e zymtë. Sipas këtij raporti, çiftet me fëmijë do të ulen në 25.8% të totalit, me italianët gjithnjë e më të frikësuar nga klima e çmendur, krizat ekonomike dhe luftërat. Deri në atë vit, numri i familjeve me një person do të rritet në 9.7 milionë (37%), e  nga këta, ata që përbëhen nga të moshuar do të bëhen pothuajse 60% (5.6 milionë).

Më të moshuar dhe të vetmuar – Sipas vlerësimeve, të moshuarit përfaqësojnë sot 24,1% të popullsisë së përgjithshme, kurse në vitin 2050 do të jenë 4,6 milionë më shumë, duke arritur do të arrijnë një peshë prej 34,5% të popullsisë totale. Të moshuarit e së nesërmes do të jenë gjithnjë e më shumë pa fëmijë dhe gjithnjë e më shumë vetëm. Dhe në vitin 2040, 10.3% e të moshuarve do të vazhdojnë të kenë probleme me aftësinë e kufizuar.

Të frikësuar nga klima e çmenduar dhe luftërat – Po sipas këtij raporti, 84% e italianëve janë të frikësuar nga klima e çmendur, ndërsa 73.4% kanë frikë nga një krizë shumë e rëndë ekonomike e sociale, me varfëri e dhunë të përhapur.

Ajo që thekson më tepër ky raport, është 73%-i i italianëve, mendon se Italia nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë ardhjen e miliona njerëzve që ia mbathnin nga luftërat apo ndryshimet klimatike, 53% kanë frikë se borxhi publik do të shkaktojë ndonjë kolaps financiar të shtetit e pothuajse gjashtë në dhjetë italianë, kanë frikë nga një luftë botërore ku mund të përfshihemi të gjithë, ndërkohë që  59.2% besojnë se Italia nuk do jetë  në gjendje të mbrohet nga sulmet e mundshme terroriste xhihadiste.

Pro eutanazisë dhe birësimeve – Sa i përket aspektit social, 74% e italianëve shprehen  se janë pro eutanazisë. Studimi thekson gjithashtu se 70% e miratojnë birësimin e fëmijëve nga beqarët dhe 54% nga çiftet me të njëjtin prindër. Ndërsa 65% janë pro martesave të të njëjtit seks.

Në frontin e të drejtave, 72% janë në favor të futjes së ius soli dhe 76% shprehen  “po” për ius culturae, ose shtetësinë e të huajve lindur në Itali ose që kanë ardhur në Itali para moshës 12 vjeç, dhe që kanë ndjekur një trajnim kurs aty.

Numri i personave në moshë pune do të ulet – Në vitin 2050, llogaritet se në Itali do të ketë gati 8 milionë më pak persona në moshë pune. Mungesa e punëtorëve – theksohet – do të ketë një ndikim të pashmangshëm në sistemin e prodhimit dhe në aftësinë e Italisë  për të gjeneruar vlera.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top