Përbërësit:
100 gram rrush të thatë
20 gram stika
Dy pjeshkë të mesme
Lëngun e gjysmë limoni
Dy lugë gjelle sheqer
3 lugë thërrime buke
Marmalatë sipas dëshirës
Një petë sfoliatë katrore
Sheqer pluhur
Vëmë fillimisht rrushin e thatë të zbutet në ujë në një enë të vogël, pastaj, në një tas të madh presim copa-copa dy pjeshkët që kemi zgjedhur. U shtojmë stikat. Shtrydhim rrushin e thatë e ua hedhim përsipër. Po ashtu edhe lëngun e gjysmës së limonit. Më pas dalë nga dalë, shtojmë edhe dy lugë gjelle sheqer. Shtojmë kanellë sipas dëshirës, dhe i trazojmë të gjitha bashkë.
Pasi kemi gatitur bërsinë, në një tigan hedhin një luge kafeje gjalp, e në të kavërdisim 3 lugët e bukës së grirë.
Marrim brumin sfoliatë, e hapim, e mbushim në qendër tej e tej me marmalatë sipas dëshirës, përsipër i përhapim *rethërrimet e bukës që kavërdisëm, e sipër tyre hedhim bërsinë me pjeshkë.
E mbështjellim petën sfoliatë, dhe e vëmë të piqet me 200 gratë përreth 40 minuta, në furrë statike.
E nxjerrim, e zbukurojmë përsipër me sheqer pluhur dhe pjeshke sipas dëshirës, e presim dhe e servirim.
*referuar gatimeve me Benedetën