• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libraria

“Si të përkthesh mirë”! Nga Mariana Ymeri

nga MetropolPost
9 Nëntor, 2023
në Libraria
“Si të përkthesh mirë”! Nga Mariana Ymeri
1
SHPERNDARJE
23
SHIKIME

Në shkrimin “Si të mos përkthesh mirë” të Teuta Toskës, botuar te “Peizazhe të Fjalës”, janë përmendur 3 libra, midis të cilëve edhe “Të thuash gati të njëjtën gjë”, përkthim imi dhe i Alketa Yllit, me redaktore M.Ymeri dhe M.Gjika (mgjse shkruhet se janë “pa redaktorë”) për ta kritikuar për përkthim të gabuar, sipas autores, të dy a tre termave, çka e ka shtyrë atë ta përkufizojë si një “përkthim jo të mirë”. Po them dy fjalë rreth kësaj kritike (pavarësisht nëse janë apo jo kapituj të përkthyer personalisht prej meje, meqenëse unë jam edhe redaktore).
“Të thuash gati të njëjtën gjë” është botuar nga DITURIA në vitin 2006. Siç pohohet edhe në shkrimin përkatës, libri është lexuar, u ka shërbyer dhe vazhdon të jetë manual kryesor i pedagogëve edhe studentëve për lëndën përkatëse (përfshirë edhe pedagogen artikullshkruese).
Për kohën kur u botua në shqip, mund të konsiderohet si një vepër pionere në fushën e vet. Është një vepër interesante si për gjuhëtarët, ashtu edhe për jogjuhëtarët. Umberto Eco diskuton barrierat kryesore për një përkthim të mirë nga amëtarizimi, tëhuajzimi deri te rishkrimi. Aty ka teori dhe praktikë, terma të përdorur nga fusha të ndryshme që në shqip janë ripërdorur drejt nga përkthyeset, por edhe terma të rinj, që janë krijuar si kalke ose jo nga përkthyeset dhe kanë rezultuar të suksesshëm.
Një apo dy terma të përkthyer gabim në një libër aspak pretendues si traktat semiotike, kali i betejës për Econ, madje as traktat përkthimtarie (“nuk paraqitet si një libër i teorisë së përkthimit…fjalët e tij ), edhe po të ishte e vërtetë (por nuk është), nuk do t’ia zbehnin vlerat. Nëse dëshiron të shqyrtosh një përkthim, atëherë duhet t’u referohesh shumë aspekteve (nuk e di nëse e ka thënë Volteri apo jo, por Ecoja e thotë dhe të gjithë ata që hanë bukë me përkthimin e dinë).
Le të flasim konkretisht. Në artikull përmenden tri terma: “shfaqje lineare” “substancë” dhe “shfaqje lëndore” sipas autores, të përkthyer gabim.
Shfaqje lineare
Po citoj: “Në të gjithë kapitujt analizohen çështje që lidhen me elementet gjuhësore të tekstit, nga pikëpamja e shprehjes gjuhësore, që Eco e quan me termin “manifestazione lineare”, e përkthyer në shqip si “shfaqja lineare”… “ që ne e njohim nga stilistika e shqipes si “organizimi parësor gjuhësor”.
Në “Trattato di Semiotica Generale” (1975) dhe “The Role of the Reader” (1979), Ecoja e ka shpjeguar “manifestazione lineare” si një term të semiotikës. Kjo sigurisht nuk përjashton përdorimin e termit të propozuar në stilistikë “organizim parësor gjuhësor”, aq më tepër kur flitet “gati” për të njëjtin koncept (sepse në fakt manifestimin linear/shfaqjen lineare Ecoja e shtrin edhe në fusha të tjera). Termi i stilistikës është mbase më “i tejdukshëm”, më përshkrues, kurse “shfaqja lineare” është term më i veçantë, që nuk krijon ambiguitet, është monosemik dhe, në këtë kuptim, më i favorshëm. Sigurisht për të dy termat është i domosdoshëm shpjegimi i konceptit që shprehin. Unë vetë nuk e di nëse në kohën e përkthimit (viti 2005) ishte rënë dakord për një term të tillë për “shfaqjen lineare” në stilistikën tonë. Por jam e sigurt se si term i semiotikës nuk ekzistonte. Gjithsesi, termi është një marrëveshje midis specialistësh, por pas termit ekziston koncepti. Nëse koncepti është pasqyruar qartë në përkthim, atëherë rreziku për keqkuptime është shumë i vogël. Ja disa shembuj nga origjinali me përkthimin shqip përbri.

“Pertanto in un testo… noi abbiamo una Manifestazione Lineare (quello che si percepisce, o leggendo o ascoltando) dhe…”/ “Për këtë arsye në një tekst… kemi një Shfaqje Lineare (atë që perceptohet, ose duke lexuar ose duke dëgjuar)…”
Mi riferivo al fatto che nella Manifestazione Lineare, e cioè sul piano dell’espressione, si manifestano diverse sostanze non specificamente linguistiche, a livello del ritmo, del metro, dei valori fonosimbolici di un testo, eccetera. /I referohesha faktit që në Shfaqjen lineare, dhe pra, në rrafshin e shprehjes, manifestohen disa substanca jo veçanësisht gjuhësore, në nivelin e ritmit, të metrit, të vlerave fonosimbolike të një teksti etj.
Diremmo che abbiamo realizzato la stessa frase in tre sostanze diverse, e parleremmo ancora di una stessa “forma” della Manifestazione Lineare? Dal punto di vista linguistico si tratta sempre della stessa forma realizzata in tre sostanze diverse/ A mund të themi që kemi realizuar të njëjtën fjali në tri substanca të ndryshme dhe a do të flasim përsëri për “formë” të njëjtë të Shfaqjes Lineare? Nga këndvështrimi gjuhësor, bëhet fjalë gjithmonë për të njëjtën formë, të realizuar me tri substanca të ndryshme.

Nga shembujt kuptohet që ka konsekuencë në përdorimin e termit “shfaqje lineare” dhe koncept të qartë pas tij.
Dhe le të marrim termin e DYTË të kritikuar: “substancë”. Jo më kot zgjodha shembujt e mësipërm (që të mos e lodh lexuesin me shembuj të tjerë), sepse përmbajnë edhe konceptin “substancë”, që është përkthyer në libër 98 herë me “substancë”, përveç një rasti, te përmendur në artikull, që e konsideroj lapsus.

Po për këtë term, në artikullin e Toskës thuhet që përkthyesja “Pak më tej, në kapitullin “Tekste si substanca”, e ka përkthyer “substancën e shprehjes” të Hjelmslevit me “shprehje lëndore”.
Me “shprehje lëndore” nuk është përkthyer “sostanza” por togfjalëshi ESPRESSIONI MATERIALI. Shih shembullin të cilit i referohet shkrimi: Abbiamo visto in Figura 1 come una lingua, e in generale una qualsiasi semiotica, seleziona in un continuum materiale una forma dell’espressione e una forma del contenuto, in base alla quale si possono produrre SOSTANZE, e cioè ESPRESSIONI MATERIALI come le righe che sto scrivendo, che veicolano una sostanza del contenuto – detto in parole povere, ciò di cui quell’espressione specifica “parla”/Pamë në Figurën 1 se si një gjuhë, e në përgjithësi çdolloj semiotike, përzgjedh në një kontinuum lëndor një formë për shprehjen dhe një formë për përmbajtjen, në bazë të të cilës mund të prodhohen SUBSTANCA, pra SHPREHJE LËNDORE si rreshtat që po shkruaj, që përçojnë një substancë të përmbajtjes – e thënë me pak fjalë, atë për të cilën kjo shprehje specifike “flet”.
Pra, të tre termat janë përkthyer drejt. (Pas kaq vjetësh, duke e riparë, mendoj se mbase do ishte përkthim me i saktë “shprehje materiale”).
Dua të vë në dukje se një pjesë të mirë të kësaj vepre të mrekullueshme çdo lexues me një bagazh kulturor të konsiderueshëm apo një përkthyes mund ta lexojë e përdorë me lehtësi, sepse sillen shembuj praktikë të përkthimit, që shpjegohen me fjalë të thjeshta. Vetë Ecoja është shprehur se është përpjekur të flasë “jo si teoricien i përkthimit apo si një semiotikan i interesuar për përkthimin, por si një autor i përkthyer dhe si përkthyes.”
Për një pjesë tjetër, është i nevojshëm, përveç Përkthyesit Kompetent edhe një Lexues Model (për të folur me termat e Ecos). Në rastin e auditorit, Lexuesi Model i studentëve përfaqësohet nga pedagogu. Për shembull, për terminologjinë komplekse të Hjelmsjevit, i cili meqë ra fjala, është i vështirë për jolinguistët, dhe Ecoja nuk e ka parë të arsyeshme (nuk ka qenë qëllimi i tij) ta shpjegojë, por është zhytur ndërkaq në një diskutim për ndërlikimet në përkthimtari, është pedagogu përkatës që duhet ta bëjë. Po kështu edhe për kapitujt ku Ecoja diskuton disa teori të klasifikimit të përkthimit ose interpretimit, tre kategoritë e ndërgjuhësisë së Roman Jakobsonit, apo kur gjen konfuzion të përdorimit të termave “interpretim” dhe “përkthim” dhe diskuton shumë çështje relevante si rewording, përkufizimet, konteksti social dhe rolin e tyre në interpretim, është i nevojshëm Lexuesi Model.
Umberto Eco e mbyll kështu këtë libër: “Me çdo lloj fjalori që të këshilloheni, do të shihni që fjala esattezza nuk gjendet midis sinonimeve të fjalës fedeltà. Por gjenden fjalët lealtà, onestà, rispetto, pietà.”
Lealtà, onestà, rispetto nuk i gjej në artikullin në fjalë.
Kisha shumë kohë që e bluaja idenë e ribotimit të rishikuar të librit “Të thuash gati të njëjtën gjë”. Sigurisht, 20 vjet nga përkthimi janë një kohë e gjatë. Dhe tani e mora një nxitje. Faleminderit edhe për kaq.

Tags: debate përkthimiMariana YmeriPeizazhe te fjalesperkthimiTeuta ToskaUmberto Eco
Shkrimi Paraardhës

E DHIMBSHME/ Fati nuk qe me të, vdes foshnja e braktisur në garazh

Shkrimi Pasardhës

“E braktisa se jam beqare dhe familja ime nuk e dinte”/Flet nëna e foshnjës braktisur në garazh

Shkrime të Tjera

EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj

20 Janar, 2025
Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*
Arsimi

Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

6 Mars, 2023
Në vend të një kumtimi në seminarin për përkthimin, në Panairin e LIBRIT
Opinion

Në vend të një kumtimi në seminarin për përkthimin, në Panairin e LIBRIT

21 Nëntor, 2020

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Kritiku britanik i arkitekturës fshikullon kullën si fytyra e Skëndërbeut: “Me gjasa, në fund do t’i shëmbëllejë Ramës, që dalëngadalë po i jep vetes pamjen e heroit kombëtar”

    15 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In