• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E premte, 16 Janar, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Aksidenti në Klos/ Shoferi 24 vjeçar braktis makinën, pasagjerin 30 vjeçar e merr rrjedha e nuk gjendet

    Aksidenti në Klos/ Shoferi 24 vjeçar braktis makinën, pasagjerin 30 vjeçar e merr rrjedha e nuk gjendet

    Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

    Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

    Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

    Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

    Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

    Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

    Amsterdam/  Dëbora anulon 800 fluturime, ndërprerje serioze edhe në rrjetin hekurudhor

    Amsterdam/ Dëbora anulon 800 fluturime, ndërprerje serioze edhe në rrjetin hekurudhor

    Ulje emergjente në Pulia të dy fluturimeve Wizz Air për në Tiranë, rreth 400 shqiptarë të bllokuar pa dokumente identifikimi

    Ulje emergjente në Pulia të dy fluturimeve Wizz Air për në Tiranë, rreth 400 shqiptarë të bllokuar pa dokumente identifikimi

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libraria

Shshsh…andrra me sy hapë!/ Skicë nga Blertë Kraja*

nga MetropolPost
1 Shkurt, 2025
në Libraria
Shshsh…andrra me sy hapë!/ Skicë nga Blertë Kraja*
1
SHPERNDARJE
17
SHIKIME

Shkodra nuk ka nevojë për nji traktat dashnie, se asht dashnia vetë, as për nji ninullë, se i thonë djep për shumëçka, Shkodra, ndoshta ka nevojë për nji andërr, që të thohet me zâ të naltë e të bahet realitet, nji andërr që nuk shuhet me zbardhjen e dritës e kur gjumi të ka dalë, por që s’ka lidhje as me andrrat e fshehta në sirtar, që iu ngjajnë ma s’shumti komploteve, nji andërr ku qyteti të frymojë i plotë, në prosperitet për banorët e tij e ma gjanë.
Ku e shef Shkodrën ti mike, pas 10 vitesh? …po e shof brigjeve të Buenës të shtrime gjanë e gjatë, me nji ndërtimtari në harmoni me mjedisin, pa e damtue atë, por ndryshe nga dikur, atëherë kur Shkodra i largohej ujit, tash i asht afrue, asht zgjidhë problemi i përmbytjeve duke e thellue Buenën, duke i vue anash sqela, ku ankorohen anijet e merr jetë tregtia. Po ti me ç’ka merresh? Unë e kam shitë shpinë në Tiranë, kam ndërtue kët’varkë drunit e jetoj në të, në liqé. Lundroj nga të m’teket. Hipi në bordin e saj studentë të drejtësisë e juristë të rinj, njerëz që duen me mësue ma shumë për të drejtën apo që duan të aftësohen si avoketën të së drejtës tregtare ose me u marrë me kolizionet detare e liqenore e iu shpjegoj hollë e gjatë sesi duhet me veprue. E ketë e baj tek vozis Shkodër – VirPazar e kthim. Janë leksione të bukura, sejcili fiton diçka. Edhe unë fitoj nga nxanësit, nuk e kam për shpërblimin monetar, por kam marrë nga rinia, energjia e optimizmi i tyne. Teknologjia na ban që të jena online edhe me studentë në Japoni e gjetkë. Me tamam kanë ra kufinjtë, bota asht ma globale se kurrë. E tash liqeni asht shtëpia e tanë ballkanasve. A e din se qysh se u ba rruga e re Zogej- Krajë asht popullue zona e Krajës sërish. Kranjanë, që kishin emigrue me breza në Stamboll, SHBA a Australi janë kthye te shpitë e të pareve i kanë ringritë shpiat dhe gjithçka ka nji gjallni tjetër. Ndigjohet kanga e zogjve, por dhe e zanat melodiozë të njerzve.
Ballkani u dukte sikur ishte në agjendat e moszhvillimit ekonomik. Ç’ka ndodhi që u lejue Shkodra me e marrë kët’ hov? Me lobim mik. Nganjiherë kompanitë multinacionale dinë me bindë edhe ma skeptikët. Na ditëm me gjetë kompaninë e duhun për me i dhanë zgjidhje portit n’Buenë dhe nji administrimi krejt tjetër të liqenit t’Shkodrës. Ashtu dalëngadalë u pranue, që Shkodra me pasë nji autonomi tjetër në administrim brenda Shqipnisë e kjo u pasqyrue n’Kushtetutë. Shkodra i shpëtoi burokracisë e zvarritjes së procedurave nëpërmjet Tiranës. Gjithçka vendoset në një këshill të zgjanum qytetas e ndaj qyteti e krejt rajoni veriperëndimor me qendër Shkodrën ka marrë nji hov tjetër ekonomik. Ajo ç’ka m’çuditë asht që shumë të huej zgjedhin me jetue e me punue në Shkodër. Këtu nuk ka asgja të çuditshme, Shkodra qysh në gjysën e parë, të shekullit XIV ka pranue me nenin 1 «Mbi lirinë e të huajve për të ardhur e për t’u vendosur në qytetin tonë », të Statuteve të veta se : « Nëse ndokush do të dëshironte të vendosej në qytetin tonë, qoftë ky njeri i Mbretit apo i ndonjë fisniku, ai duhet t’i shërbejë vetëm Komunës sonë dhe askujt tjetër. Qytetari ynë, apo sllavi ose arbëreshi, që do të përpiqeshin ta kapnin e ta bënin atë pronë të tyre, do të detyroheshin t’i paguanin 50 perperë mbretit, ndërsa robin duhet ta lënë të lirë. Çdo qytetar i Komunës sonë duhet ta mbrojë atë me çdo kusht. » E tash Shkodra asht zona e mundësive për tregti, teknologji, arsim, atraksion turistik e ndaj gjithsejcili ndjehet mirë. Por ne e kena edhe nji sekret, i shkodranizojmë, gjithësejcili që vjen e jeton në Shkodër mbivendos mbi identitetin e vet të shtetit të origjinës, identitetin shkodran, mesa duket asht nji identitet i fortë e që kur ti i përmbush tana cilësinat të thërrasin pa frikë : « Artist ». Ajo asht vajzë artiste apo ai asht djalë artist. Ky asht titulli ma i naltë, që qyteti ia blaton bijve të vet ma të mirë.
Këtu pashë Antonion, industrialistin padovan. Ai ka hapë nji punishte moderne, siç e kishte në Padova, pasi punëtorinë i ka tanë në Shkodër. Eh Antonio pëlqen me jetue këtej, diku afër Shirokës, se asht ajri i mirë.
I shof të lulëzueme dhe të gjallnueme tana shpiat private në Shkodër. Po qyteti ka nxjerrë nji rregullore, që nuk do të ketë shpia të pabanueme, pra shpiat o do të banohen ma shumë se gjysmën e vitit nga i zoti, ose duhet t’i jepen dikujt në përdorim. Kështu qyteti ka evitue me hedhë beton të panevojshëm për banim. Toka asht nji burim natyror i kufizuem, ne s’kena plan me ba tokë artificiale, pra nji përdorim eficient i ndërtimeve ekzistuese na ka ba, që të kena ma shumë tokë për përdorim bujqësor, për argëtim e sport.
E në fakt nji turizëm interesant po zhvillohet në Shkodër, nëpër shpiat tradicionale të saj. Turistët po preferojnë turet nëpër shpiat e Shkodrës ku vizitojnë arkitekturën tradicionale shkodrane, oborret plot lule e dru frutorë, si dhe shijojnë gatimet tradicionale të Shkodrës, duke hangër tavë krapi nën hije t’manit, tuj e shoqnue me nji gotë venë shpiet. Asht shumë bukur dhe ka shumë kërkesë për ture të tilla në zemër të qytetarisë shkodrane.
Po tash? Shkodra ndihmon edhe zonat e tjera për nji tregti dhe ekonomi ma të mirë. Asht e lidhun fort me Gjakovën e qytetet e tjera të Kosovës, me Malin e Zi, ka udhëtime ditore Shkodër- Durrës, Shkodër- Tivar, Shkodër- Rijeka. A e din tana kampionatet rinore të notit, kanotazhit, të ciklizmit për Ballkanin zhvillohen në liqé ose rrotull liqenit të Shkodrës. E kjo ekonomi e lidhun ka vue nji paqe në kët’zonë. Nuk flitet ma për luftë, t’rinjtë e Ballkanit shkollohen mirë e duen t’jetojnë mirë në tokat e të parve. Shkodra asht e hapun me tanë, si gjithmonë këtu gjen: malazezë, boshnjakë, serbë, maqedonas. Shkodra asht e tanve.
Hej, mos na trego përralla t’bukura. Zgjohuuuu! Jam krejt e zgjueme, po e jetoj andrrën. Ja njitash po bahem gati për teatrin poetik të artistes tonë të madhe Justina Aliaj “Mall për vendlindjen”. Shikjo, të thashë asht nji andërr me zâ t’naltë, që ka fillue me u ba realitet. Njerzit janë zgjue, nuk duen me emigrue, por po bajnë përpjekje titanike, duke luftue me politikën arkaike, që ka ndalë zhvillimin, që ta ndryshojnë realitetin. Shkodra ka fillue me u zgjue dhe me u ringritë nga pak.

  • Titulli origjinal: “Shkodër-Shpresë- Shqipni (Shshsh…andrra me sy hapë)
Tags: Blerte KrajaShkoderShkodraSkice
Shkrimi Paraardhës

Ndërprerja e fondeve amerikane, shteti i pavarur shqiptar del zbuluar

Shkrimi Pasardhës

Kina, Kanadaja dhe Meksika u përgjigjen tarifave të Trumpit. Pekini: “Nuk ka të fituar”

Shkrime të Tjera

Politika e re në PD/ Djaloshi nga Shkodra imiton Sali Berishën
Vendi

Politika e re në PD/ Djaloshi nga Shkodra imiton Sali Berishën

17 Janar, 2022
Basha nga Shkodra: “Rama një i mjerë që ka humbur toruan. Vjell vrer ngaqë po i vjen fundi”
Lajme

Basha nga Shkodra: “Rama një i mjerë që ka humbur toruan. Vjell vrer ngaqë po i vjen fundi”

16 Mars, 2021
Basha nga Shkodra rrethohet prej militantëve entuziastë. Shkel sërish rregullat e pandemisë (video)
Politikë

Basha nga Shkodra rrethohet prej militantëve entuziastë. Shkel sërish rregullat e pandemisë (video)

16 Mars, 2021
Shkodra vazhdon nën ujë. Pamje live nga Bashkia
Vendi

Shkodra vazhdon nën ujë. Pamje live nga Bashkia

29 Janar, 2021
Ministrja Gjonaj qorton Voltana Ademin: po na dëmton udhën e mundimshme, të heqjes së  të miturëve nga krimi
Politikë

Ministrja Gjonaj qorton Voltana Ademin: po na dëmton udhën e mundimshme, të heqjes së të miturëve nga krimi

12 Mars, 2021
Përshkallëzohet protesta ndaj vrasjes së Klodian Rashës: Shkodra në flakë
Lajme

Përshkallëzohet protesta ndaj vrasjes së Klodian Rashës: Shkodra në flakë

12 Dhjetor, 2020
Basha takim me biznesin në Shkodër. qeveria Rama, e vetmja në Ballkan pa  një paketë të tretë për biznesin
Politikë

Basha takim me biznesin në Shkodër. qeveria Rama, e vetmja në Ballkan pa një paketë të tretë për biznesin

12 Mars, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Balla dhe  Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    72 shpërndarje
    Share 29 Tweet 18
  • Kleoniki Surmeli, gruaja e dytë e Ismail Qemalit, nga Lira Gjika

    28 shpërndarje
    Share 11 Tweet 7
  • “Tallen se nuk kam diplomë universiteti. Nuk mundesha, më duhej të punoja”. Kush është Giorgia Meloni që merr në dorë fatet e Italisë

    10 shpërndarje
    Share 4 Tweet 3
  • Dy radhë të shkurtra, për një dhimbje të madhe. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    58 shpërndarje
    Share 23 Tweet 15
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    41 shpërndarje
    Share 16 Tweet 10

Lajmet e fundit

Aksidenti në Klos/ Shoferi 24 vjeçar braktis makinën, pasagjerin 30 vjeçar e merr rrjedha e nuk gjendet

Aksidenti në Klos/ Shoferi 24 vjeçar braktis makinën, pasagjerin 30 vjeçar e merr rrjedha e nuk gjendet

10 Janar, 2026
Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

9 Janar, 2026
Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

9 Janar, 2026
Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

8 Janar, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In