Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme heqjen e Artan Lames nga pozicioni i kreut i Kadastrës Shqiptare, për ta zëvendësuar atë me Dallëndyshe Bicin.
Në fjalën e tij përpara krerëve të kadastrave të zonave kadastrale, kreu i qeverisë ka theksuar më tepër vërejtjet ndaj institucionit të Kadastrës, se sa përparimet e trumpetuara ndër vite nga vetë Lamja, duke e justifikuar këtë qasje me faktin se ai në punë sheh vetëm mangësirat e jo sukseset.
Është koha për një shtysë të re, tha mes të tjerave Rama në fjalën e tij, teksa njoftoi zëvendësimin e Lames me Bicin, në këtë fazë na duhen hapa të shpejtë dhe na duhen zgjidhje rafdikale për të zgjidhur procesin, që do të thotë është koha për t’i mbyllur pas asnjë diskutim dhe pa asnjë ekuivok, të gjitha rrugat e kontakteve të drejtëpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme. Dhe kërkohet që të sillet si tillë dhe të funskionojë si e tillë, në të gjitha aspektet. Kështu që mbyllja përfundimtare e kontakteve dhe mbyllja përfundimtare e skemës së organizimit, jo vetëm duhen mbyllur të gjitha sportelet, por duhet ndryshuar krejt skema e organizmit dhe duhen eleminuar menjëherë të gjitha zonat ndarëse, nuk duhet të funksionojë më me zona e me çifliqe.
Mes vërejtjeve Rama e vuri theksin edhe tek fakti që Kadastra nuk duhet të funskionojë më me sfera influence, e po ashtu edhe tek këputja siç i quajti ai të bishtave të pisllëkut dhe korrupsionit në këtë institucion, për të cilët premtoi një task forcë të brendshme, e cila do të shpjerë në burg të tërë ata që mund të kenë abuzuar me postin e tyre në të. Nuk duhet të funksionojë më me sfera influence, që janë të vetëvetijshme pastaj, në raport edhe me problematikën që nuk zgjidhet. Kadastra dhe gjithë personeli i Kadastrës, duhet të hyjë tërësisht mbrapa ekranit dhe aty duhet të zhvillojë tërë veprimtarinë e vet, tha mes të tjerave Rama. Për këtë duhet një bashkëpunim i madh mes ASHK-së dhe AKSH-it, dhe kjo është arsyeja pse drejtoresha është këtu, në mënyrë që procesi të marrë një tjetër vrull e të hyjë në një tjetër fazë.
Duhet të merren me patjetër masat për këputjen e bishtave në institucion, me bishtat e pisllëkut dhe të korrupsionit që janë të kudondodhur në kadastër, në të gjithë territorin, dhe drejtorja e re, një nga detyrat që ka, është të merret drejtëpërdrejtë me një task forcë të brendshme për të çuar aty ku duhet dhe ku e kanë vendin të gjitha ata që në Kadastër që kanë luajtur bishtin e insitucionit për interes të tyre. Nga ana tjetër, duhet një bashëkëpunim i ngushtë i prokurorisë speciale me AMTP-të, e kjo nuk ka të bëjë me Kadastrën, por me bishtat e pisllëkut dhe të korrupsionit të të kaluarës, që ka gjetur hapësirë edhe në policitë bashkiake, e që prodhon edhe sot që flasim, AMTP që jepen tani e që pretendohet që janë dhënë në ‘92 shin. Por natyrisht e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit, përfshirë edhe një ndëryrje tjetër finale ligjore, për të vënë një afat përfundimtar dhe ndaluar përfundimisht rregjistrimin e çdo AMTP-je tjetër në Republikën e Shqipërisë, se fenomeni i nxjerrjes dhe i kokëdaljes së AMPT-ve në pronat e administruara prej investitorëve dhe në rrugën e zhvillimit, për të hyrë në mes e pastaj për të kërkuar pjesë të pamerituar, është një fenomen që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë të marrë formë.
Rama nuk ngurroi të përmendte edhe futjen e shërbimit satelitor në punë sa i takonte “përcartjeve të institucionit lidhur me legalizimet”, e po ashtu edhe “procesit të dhënies në dorëzim të tokave që janë jashtë rruzullit të 7501”
Natyrisht që problematika bazë e Kadastrës, mbetet stabiliteti dhe cilësia e burimeve njerëzore, dhe natyrisht në këtë aspakt kërkohet, që Kadastra të vijojë të blindohet për të mos lejuar influencat e ndërhyrjet e jashtme, por në këtë aspekt përgjegjësia është e përgjithshme dhe politike në radhë të parë, kështu që është pjesë e punës së përbashkët, ku përgjegjësinë kryesore e ka qeveria. Dhe e fundit, e kam për të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore, lidhur me trimërinë dhe frikën, se dëgjoj shpesh që janë trembur njerëzit dhe kanë frikë të firmosin, nuk ka pse të trembet askush nëse zbaton ligjin, tha Rama. Nuk ka askush pse i shmanget përgjegjësisë dhe firmës së vet, nëse është aty për t’i shërbyer vendit, për t’u shërbyer njerëzve, dhe për të garantuar që ligji është në funskon të njerëzve, e jo të atyre që janë më sipër, poshtë apo anash tij. Dhe në këtë aspekt, është e padiskutueshme që procesi i nisur më në fund pas 500 vjetësh, i përpjekjes për të vendosur disa pika mbi I, mbi marrëdhënien e zyrtarëve të lartë apo të mesëm apo të ulët, por në radhë të parë të lartë, duhet të trembi ata që duan t’i bëjnë ligjit bisht dhe askënd tjetër. Dhe për këtë dua të jem i qartë edhe me ju t ë gjithë, që A dhe Zh e punës së kadastrës, e punës së drejtoreshës së re të kadastrës, do të jetë cilësi dhe shpejtësi, pa alibira, por në zabtim të ligjit, dhe çdo bishtnim e futje duarsh në sistemet dixhitale, për të bërë truke, dhe çdo futje e të keqes pas shpine shtetit dhe ligjit në Kadastër, nuk do të tolerohet, dhe nëse është ndjekur më prioritet nga drejtuesi I kadastrës, nga drejtuesja e re do të ndiqet si prioriteja e prioriteteve, tha mes të tjerave kreui i qeverisë,
Ndërkohë që tashmë ish kreu i Kadastrës Lame, i shquar për politesën e tij në thënien e gjërave, deklaroi së pari se tashmë Kadastra nuk përbënte më lajm, që për të cilën atij vetë i vinte dhe mirë, por edhe keq. Teksa thekoi se ligjin e pronës mund ta bënte vetëm Edi Rama, Lamja tha se edhe vetë e kishte ndjerë se kishte ardhur koha që ai të pushonte disa muaj, e se me gjasa kreu I qeverisë ia bëri këtë dhuratë për ditëlindje, që Lamja u shpreh se e ka nesër.
Në një emison para disa ditësh, thashë që kadastra nuk përën më lajm në kuptimin që tashmë ka hyrë në rutinën e saj të përditshme, ka mbaruar reformat e mëdha etj, dhe nga ana tjetër më dha një formë trishtimi sepse jemi mësuar të jemi gjithnjë në gjëra që kanë ritëm të shpejtë, nuk e ndjeja më veten, në këtë lloj gjëje, tha mes të tjerave Lamja. Kjo ka disa muaj që më bren. E gjitha kjo ka në themel reformën e pronës, që sic e tha edhe kryeministri, është nga gjërat më të rëndësishme në vend. Përtej kontributit që mund të kenë persona të vecantë në histori, përfshirë dhe mua, kjo refomë, nuk do të ishte ndërmarrë kurrë pa Edi Ramën, asnjë qeveri nuk do kishte hyrë këtij qederi, ëprvecse një njeri si ai.
Lamja theksoi në fjalën e tij të lamtumirës si drejtor i Kadastrës, se përgjatë bashkëpunimit me Ramën, nuk e kishte vuajtur prezencën, impostimet e tij në vendimmarrjet e veta, gjë që në gjykimin e Lames kishte pasur të mirën dhe të keqen e vet.
Në gjithë këto vite të punës së përbashkët me të, qoftë si drejtor i Aluiznit, qoftë si drejtor i ASHK-së, unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij ë vendimarrjet e mia. Kemi diskutuar kur është bërë reforma, kur janë bërë politikat e sektorit, e kam dëgjuar, më ka dëgjuar për shumë gjëra, edhe kemi debatuar, por gjëja ka mbaruar aty, në momentin që gjërat janë vendosur, kam qenë krejtësisht I lirë në vendimmarrjet e mia. Për këtë e falenderoj, por kjo mos intereferencë e kryeministrit në vendimmarrje, ka pasur edhe një të keqe të vogël: që besimi I tij total tek unë, ka bërë që një pjesë e juaja këtu dhe një pjesë e stafeve poshtë, të mos ndjejnë që ka një sy nga larg që ju shikon dhe ju kërkon llogari në cdo moment. Ka bërë që një pjesë e stafeve ta ndjejnë veten sit të pavarur e sikur nuk janë pjesë e një të tërë që nuk është qeverisja. Në këtë pikë, do ti kërkoja kryeminstrit që drejtori I ri ta ndjejë këtë sy të kryeministrit mbi vete dhe jo vetëm ai, por vecanërisht stafet. Cdo punonjës I juaji duhet të ndjejë frymën e drejtorit mbi vete dhe syrin e kryeministrit mbi të gjithën, dhe kjo do bërë që kur ta shtypin një tast atje, ta dijë mirë kur ta dredhë gishtin, se e di cfarë e gjen nga prapa.
Kryeministër, unë nesër kam ditëlindjen, dhe pas disa ditësh, kam edhe përvjetorin e asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur para disaj vjetësh. E konsideroj këtë lloj tërheqjeje edhe si një lloj dhurate për ditëlindje, sepse realisht kam nevojë për t’u përqendruar tek shëndeti dhe tek vetja për një periudhë të shkurtër kohe, se pastaj mbetet prapë ajo që unë them gjithmonë “më hanë duart për të bërë ndonjë punë”, tha mes të tjerave Lamja në fjalën e tij të lamtumirës.