• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E martë, 19 Gusht, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion Reportazh

Sheleguri i Leskovikut, destinacioni i përsosur për një fundjavë të paqtë e të shijshme. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

nga MetropolPost
6 Janar, 2022
në Reportazh
Sheleguri i Leskovikut, destinacioni i përsosur për një fundjavë të paqtë e të shijshme. Nga Albana Nexhipi Lekaj*
33
SHPERNDARJE
1.1k
SHIKIME

Rastësia e pruri që pas festave të fundvitit të bujtja në një nga fermat më të reja në vend, në atë të Shelegurit të qarkut Korçë.

Rruga që prej Tiranës e deri më atje, qe në fakt 5 orë e gjatë e mes maleve (nëse i bije nga Përmeti, por edhe nëse i dilje nga Korça,), por çlodhja dhe paqja që gjeje më pastaj në ato shtëpiza të vogla druri mbushur me dritëza, qe një prej shpërblimeve më të mira për mundin e bërë.

Pamje nga “Shelegur Farm”

Mëngjesi i të nesërmes, aq i dielltë sa nuk dukej si 1 janar,  do më hapte para syve një pamje mbresëlënëse. Një kodër e bukur plot me pisha, i bënte hije lëndinës ku qenë ngritur shtëpizat, e ca më tej një radhë koshere bletësh,  aromë qumështi e vezësh të  freskëta, pa përmendur pitet e ngrohta, që në të ftohtin e janarit i shëmbëllenin përkëdheljes më të ngrohtë.

Sipas asaj që më rrëfyen të zotët e kësaj ferme, “Shelegur Farm” ka thuajse një 1 vit që është hapur dhe preferohet shumë nga të huajtë që vizitojnë zonën. Ndodhur pranë Leskovikut, buzë kufirit me Greqinë e rreth 40 minuta larg Ersekës e Korçës, hapësira që ndodhet në mes të pyllit me pisha të Gërmenjit, e rrethuar për momentin me një gardh të thjeshtë fshati, është më së paku një oaz për syrin, mendjen e trupin, e më së shumti, po t’i jepet një dorë, një nga pikat më të frekuentuara të turizmit në këtë zonë të Shqipërisë. 

Xhelal Mezini, krijuesi i “Shelegur Farm”

Ne e quajmë Shelegurin si lagje të Vrëpckës, rrëfen Xhelal Mezini, 75 vjeçari që e ka ngritur këtë fermë së bashku me të vëllanë,Luanin,  por meqë qenë pronat, krijuam këtë fshat në 92-in. Në kohë të Enverit nuk të linte njeri të ngrije shtëpi këtu, se qe afër kufirit. Është një zonë që u pëlqen shumë të huajve që vijnë, mirëpo shteti e ka harruar si zonë, se duhen bërë investime,  vazhdon ai, teksa rrëfen se  dikur Vrëpcka ka pasur rreth 80 shtëpi, por tani në të kanë mbetur vetëm dy të tilla, se shumica ka emigruar. Në kohën e kooperativës, fshati numëronte 15 mijë kokë të imta, blektori, sqaron Xhelali,  kurse tani ka vetëm ç’mbajnë familjarët për nevojat e tyre. Të huajtë kur vijnë u pëlqen mali, pylli, të gjezdisin këtej lart, se janë sheshe nuk janë male, janë burime të atilla me shumicë, gjithë ky ujë që vjen, që mbushet liqeni, është ujë burimi, dhe është ujë shumë i ftohtë. Të vesh në behar e të vësh dorën atje, 5 minuta të paralizohet, tregon i entuziazmuar ai.

Për kë bujt në fermë, Niku, i biri i Xhelalit, rrëfen se ofrojnë edhe guida në atraksionet turistike përreth. 

Niku Mezini, me bashkëshorten, Vanën, që merren me menaxhimin e “Shelegur Farm”

Kemi afër Kalanë e Gradecit, thotë Niku, me makinë çerek ore, rrugë mali, ka gjëra të vjetra, është monument kulture. Kemi liqenin e Shelegurit, ujëvarën ku mund të shkosh për 40 minuta në këmbë.  Rruga, rrugë malit, por e mirë.  Kalon mes pyllit, por është e mirë. Kemi llixhat e Sandraporit, dhe atje i shpiem njerëzit që dëshirojnë dhe hiking me këmbë. Ka liqene të bukura. Në dimër është disi e vështirë për t’u ngjitur, por në pranverë është shumë më e lehtë. Lart janë liqenet e Shelegurit, me lëndina shumë të bukura. Ata që vijnë hanë mëngjesin këtu, nëse duan, marrin diçka të vogël me vete, e deri pasdite ngjitemi e rrimë atje. Të gjitha këtu janë bio.  Byrekë bëjmë 3-4 lloj me hithra, që janë të zonës, kurse mesnikun zakonisht për Vit të Ri, se futet një lek brenda, dhe kujt i bie, rezulton me fat.

Por “Shelegur Farm” nuk ka vetëm kaq. Xhelali rrëfen se mes shumë gjërave bio, kanë edhe mjaltin të tillë, me bletë që ushqehen mes pishave. Mjalti i tyre, shprehet Xhelali, me aq sa i kanë thënë gjithnjë të huajtë, është tejet me vlerë për një sërë gjërash, e sidomos për të kuruar mushkritë.

Këtu ne i kemi ushqimet bio, më shpjegon hareshëm. Po të shohësh qytetin, ata sa vijnë e shëndoshen. Ata hanë ushqime me gjilpëra e të mishit e të viçit, kurse këtu nuk ka, janë të natyrës, dhe të huajt, sa vijnë që shikojnë blektorinë, u pëlqen. Ne bëjmë nga të gjitha ushqimet tradicionale të fshatit. Dhe më përpara gatuheshin. Ca ushqime që bëheshin ahere, i mësojmë dhe ne qe t’i bëjmë sot. Kemi mish qumësht djath sallaturina, i bëjmë vetë, perimet, domate kastraveca, po po të tëra këtu, e nuk krahasohen të hash një domate me ato që prodhohen andej e ato që bëhën këtu. Edhe mjaltin e bëjmë këtu, se mjalti i pishës është shumë kurativ, për disa lloj sëmundjesh, këtë na i kanë thënë edhe të huajt kur vijnë këtu. Një gjerman madje ka ardhur këtu, se donte të bënte spital dhe teleferik, se për mushkëritë këtu, është shumë mirë.

E teksa aroma e pishave të mbush mushkritë, e pamjet e liqenit të Shelegurit, pak minuta larg të ngopin sytë, Xhelali thotë se kanë ndërmend ta zgjerojnë edhe më, e unë jam katërcipërisht dakord me të, sepse ia vlen që kjo bukuri të shijohet edhe prej shumë të tjerëve, vendas e të huaj, që duan natyrën e kontaktin e drejtëpërdrejtë me të.

Menodjmë ta zgjerojmë, vazhdon Xhelali rrëfimin e tij,  vjet e hapëm ne,  vit i dytë ky.  Nuk na ka mbështetur njeri në shtet. Zona është shumë e thellë. Po le të jetë zonë e thellë, po të dojë shteti bën mrekulli. Se le të jetë zonë e bukur, por pa njerëz nuk ka vlera, thotë shpresëplotë ai.

*Albana Nexhipi Lekaj, gazetare, drejtuese e MetropolPost.al

© MetropolPost.al

Tags: Albana Nexhipi LekajhikingKorceLeskovikMezinireportazhShelegurShelegur Farmushqim bioVrepckë
Shkrimi Paraardhës

Skadali i publikimit të pagave/ Rama bizneseve të përfshira: “Vetërregullojini më 20 janar, në të kundërt gjoba dhe hetime për evazion fiskal”

Shkrimi Pasardhës

Skandali i pagave/ Prokuroria mbyll hetimet paraprake, arrestohen 4 persona për nxjerrje dhe shitje të të dhënave

Shkrime të Tjera

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025
EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj

8 Mars, 2025
EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Shikueshmëria e lartë e Big Brother dhe ç’më vjen mua ndërmend. Nga Albana N. Lekaj

20 Janar, 2025
Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj
Libra

Përkthimi më i mirë i vitit, përkthyesja Milena Selimi: “Gospodinovi një Prust i Lindjes. Çmimi, një vlerësim nga Atdheu…”/ Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

13 Dhjetor, 2024
Të lexosh “Parajsën Artificiale” të Blushit, disa gjëra për ‘u thënë
Libra

Të lexosh “Parajsën Artificiale” të Blushit, disa gjëra për ‘u thënë

12 Dhjetor, 2024
Një analizë e vogël teksti/ Nga Albana Nexhipi Lekaj
Analiza

Një analizë e vogël teksti/ Nga Albana Nexhipi Lekaj

31 Korrik, 2024
Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)
Libraria

Editorial/ Kadareja shkoi në të mbarë të vet, tani nis studimi i mirëfilltë i letërsisë së tij. Nga Albana Nexhipi Lekaj

2 Korrik, 2024
Po rrisim një rini të frikshme, duhet bërë kujdes/ Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

Po rrisim një rini të frikshme, duhet bërë kujdes/ Nga Albana Nexhipi Lekaj

27 Mars, 2024
EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj

8 Shkurt, 2024

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • “Tallen se nuk kam diplomë universiteti. Nuk mundesha, më duhej të punoja”. Kush është Giorgia Meloni që merr në dorë fatet e Italisë

    “Tallen se nuk kam diplomë universiteti. Nuk mundesha, më duhej të punoja”. Kush është Giorgia Meloni që merr në dorë fatet e Italisë

    8 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2
  • Nertila, vajza që i rri përballë policisë

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    56 shpërndarje
    Share 22 Tweet 14
  • “Katër masa shpirti” dhe një intervistë për të kuptuar. Bisedë me Albana Kozelin, regjisoren e dokumentarit mbi figurën e Kujtim Laros.

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Yjet e gushtit, nga astrologia Meri Gjini

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2

Lajmet e fundit

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

2 Gusht, 2025
Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

1 Gusht, 2025
Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

1 Gusht, 2025
Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

1 Gusht, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In