Teksa Rama ka bujtur në Tepelenë, Gjirokastër dhe Sarandë, për inspektimet dhe promovimet e radhës, grupi i Salarisë në Tepelenë, nuk ia ka kursyer një labçe mirëseardheje.
Mirëse erdhe kryetar këtu lart në Salari,
Në shtëpinë e xha Selamit, ulu këmbëkryq dhe rri
Të kemi ballin e miqëve, ju sot na kini nderuar,
në vendëlindjen e Gramozit, mikut tuaj shumë të shquar
Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim,
le të thonë çfarë të duan, ju ju bëftë dita 1000!
Nuk dihet nëse vargu i fundit është vënë qëllimisht, por pak po e sigurt, ai të ndërmend të famshmen “Rrofsh sa moshë e kësaj toke”, kënduar nga grupi i Bënçës më 83-ish, me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës.
Shqipëria nënë e gjirit, të uron ty jetë të gjatë,
dhe kur thotë dita 1000, nënës prapë i duket pak.