E premte, 29 Maj, 2026
Bota

Rusia sulm kibernetik Amerikës. Përgjigjja e Putinit nuk i ndal hetimet

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Hakerat rusë akuzohen se kanë kryer sulmin më të madh kibernetik ndaj Amerikës, për shkak se kanë mundur të hyjnë në rrjetet e qeverisë federale, me metoda tejet të sofistikuara.

Sipas funksionarëve amerikanë, hakerat, të lidhur me agjencitë ruse të spiunazhit, kanë arritur të shohin imejlet e brendshme të Thesarit dhe ato të Departamenetit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përmes asaj që ata po e cilësojnë si një sulm tejet të sofistikuar të nivelit shtetëror, mund të kenë depërtuar edhe në të tjera hapësira, si ajo e Mbrojtjes.

 Nisur nga kjo situatë, edhe agjencitë e sigurimit në Mbretërinë e Bashkuar, janë ngutur të shohin ndikimin e këtij sulmi në sistemet e tyre, dhe nëse situata do rezultonte e rëndë, atëherë do të takoheshin në fundjavë me Këshillin e Sigurisë Kombëtarë në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë artikualuar  zyrtarisht emrin e vendit përgjegjës për këtë ndodhi, por shumë burime mediatike akuzojnë Moskën. E përditshmja amerikane  Washington Post, ka cituar veçanërisht  një grup hakerash njohur si  Cosy Bear apo APT29, i  cili është i lidhur me agjencitë e spiunazhit  FSB dhe SVR  të Rusisë.

Në fillim të këtij viti, Cozy Bear u akuzua prej  Anglisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  Kanadasë, se kishte tentuar të vidhte sekretet e vaksinës së koronavirusit nga kërkuesit  perëndimorë. Ky grup është akuzuar edhe më parë, se ka tentuar të dhunojë sistemet e Shtëpisë së Bardhë e të partive demokratike më 2014-2016.

Ndërkaq, rusët nuk e pranojnë një gjë të tillë. Ministri rus i Punëve të jashtme, i ka quajtur akuzat si një tjetër tentativë e pabazuar e medieve amerikane, për të fajësuar Rusinë për sulmet informatike që u ndodhin. Të njëjtin mendim me të ndan dhe presidenti Putin, por pavarësisht këtyre, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastukturës amerikane, por punon më tej, për të mbledhur fakte në këtë drejtim.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top