Me siguri janë të shumtë ata që ia njohin vlerat, por MetropolPost ka vendosur ta sjellë në vëmendje këtyre ditëve të nxehta, për hir të domosdoshmërisë së tij edhe gjatë pushimeve: Restoraflor, një probiotik tepër i dobishëm dhe i domosdoshëm, sidomos gjatë kësaj periudhe përvëluese, nuk duhet të mungojë jo vetëm në çantat e valixhet e pushimeve, por edhe nëpër shtëpitë e gjithësecilit, dhe ja përse!
Si fillim, duhet ta dini që probiotikët janë tepër të domosdoshëm jo vetëm për shëndetin e zorrëve tona, por edhe për atë të gjithëorganizmit, për shkak se mikrobioma e zorrëve (një lloj ekosistemi në miniaturë e cilësojnë mjekët), është tejet e rëndësishme për shëndetin, sepse mes zorrëve, shëndetit të përgjithshëm dhe imunitetit, ekziston një marrëdhënie tejet komplekse.
Studime të shumta kanë treguar se mungesa e disa baktereve në zorrë, lidhet ngushtë me shfaqjen e diabetit; konsumi i fibrave, për shembull, mund të rrisë diversitetin e mikrobiomës, të zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak dhe t’i ndihmojë njerëzit të mbajnë një peshë të shëndetshme; vitamina K, fjala bie, e njohur si “vitamina e koagulimit të gjakut”, prodhohet kryesisht nga flora e zorrëve; acidi folik, i cili e ndihmon trupin të krijojë qeliza të reja për lëkurën, flokët dhe thonjtë, prodhohet gjithashtu nga mikrobioma e zorrëve.
Zorrët janë të lidhura ngushtë edhe me trurin. Sipas revistave mjekësore më të njohura në botë, zorrët sigurojnë 90 %- 95% të serotoninës së trupit, e cila transmeton mesazhe mes qelizave nervore (ndjenja e “fluturave në stomak” për shembull), duke ndihmuar në rregullimin e funksioneve trupore si gjumi, humori dhe tretja. Mikrobioma e zorrëve, thonë po studimet, kontribuon edhe në prodhimin e neurotransmetuesve, të cilët luajnë një rol mbi ankthin dhe depresionin.
Pra, shkurt e saktë, zorrët janë si të thuash një lloj farmacie më vete dhe kujdesi për to duhet të jetë maksimal. Pikërisht për këtë arsye, ne si MetropolPost zgjodhëm t’ju flasim për Restoraflorin, një prej probiotikëve më të efektshëm në mbajtjen e florës bakteriale “të ekulilibruar”, duke mos rrezikuar edhe teksa pushojmë larg shtëpisë.
Tek farmacia “Ditë e Natë”, farmacistja Beki Kokona u përgjigjet me qartësinë më të madhe prej pyetjeve që ne gjykojmë se mund të jenë edhe tuajat. Kështu që, na lexoni me vëmendje!
MetropolPost: Përshëndetje Beki. Jemi të interesuar për Restoraflorin? Na thua diçka më tepër mbi të?
Beki Kokona, farmaci “Ditë e Natë”: Restoraflori është një suplement ushqimor me probiotikë, prebiotikë dhe kompleksin e vitaminave B.
Probiotikët ju ndihmojë, jo vetëm për shëndetin gastro-intestinal, por edhe për forcimin e imunitetit, uljen e lodhjes, madje edhe për pamjen tuaj.
MetropolPost: Dhe çfarë janë probiotikët?
Beki Kokona, farmaci “Ditë e Natë”: Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që ndihmojnë në ruajtjen e balancës së florës normale (baktereve të mira), në zorrët tona. Një sistem gastro-intestinal i shëndetshëm, i përthith në mënyrë optimale lëndët ushqyese që marrim nga regjimi ynë ushqimor. Nëse mikro dhe makro nutrientët e regjimit tonë ushqimor nuk përthithen, është i gjithë organizmi ynë që do “vuajë”, jo vetëm sistemi tretës. Dhe një nga faktorët kyç që mundësojnë një organizëm të shëndetshëm, janë probiotikët.
MetropolPost: Domethënë probiotikët i kemi super të domosdoshëm?
Beki Kokona, farmaci “Ditë e Natë”: Le ta mendojmë kështu: regjimi ynë ushqimor është ai që na jep çdo vitaminë, mineral dhe lëndë tjetër ushqyese, por a përthithen këto të fundit si dhe sa duhet? Këtu hyn në lojë shëndeti gastro-intestinal dhe roli i probiotikëve. Një stomak dhe zorrë e shëndetshme përthithin në mënyrë optimale lëndët ushqyese që ne i servirim nga regjimi ynë ushqimor. Kur kjo pjesë çalon, probiotikët janë të domosdoshëm. Duhet ta dimë që sistemi gastro-intestinal luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm, ndaj probiotikët nuk ndihmojnë vetëm në shëndetin e sistemit tretës, por përmirësojnë edhe pamjen e lëkurës, ju forcojnë imunitetin, si dhe mbështesin shëndetin intim të femrave.
MetropolPost: Pse sugjerojnë probiotikë, kur mjekohen me antibiotikë?
Beki Kokona, farmaci “Ditë e Natë”: Në protokollet e trajtimit të infeksioneve të ndryshme me origjinë bakteriale, mjekët përdorin antibiotikë, të cilët krahas baktereve patogjene, vrasin edhe “bakteret e mira” apo siç i themi ne, florën normale. Në këto kushte shpesh mjeku, ose farmacisti sugjeron ta shoqërojmë këtë terapi me probiotikë. Çfarë ndodh nëse nuk marrim probiotikë, gjatë antibiotiko-terapisë? Ajo mund të shoqërohet me diarre, të vjella, infeksione mykotike vaginale, etj., dhe gjitha kjo prej disbalancës së baktereve të mira në organizëm.
MetropolPost: Në një treg të stërmbushur me probiotikë, pse të zgjedhim pikërisht Restoraflorin?
Beki Kokona, farmaci “Ditë e Natë”: Është probiotik që ka formulën dhe dozën e duhur. Kombinon dy shtame probiotikësh, efektshmëria e së cilëve është e mbështetur edhe nga prania e prebiotikëve në formulim.
Praktikisht:
- Trajton Gastro-Enteritin akut;
- Trajton diarrenë akute;
- Terapi shtesë në çrrënjosjen e Helicobakter Pylori;
- Parandalon diarrenë që vjen si pasojë e përdorimit të antibiotikëve;
- Qetëson dhimbjet e barkut, që vijnë si pasojë e çrregullimeve Gastro-Intestinale. Dhe ndryshe nga probiotikët e tjerë, përmban edhe Vitaminë B kompleks, falë së cilave forcon sistemin imunitar dhe ul lodhjen.
MetropolPost: Po për fëmijët a mund të përdoret?
Beki Kokona, farmaci “Ditë e Natë”: Ky probiotik vjen edhe me një formulim të posaçëm për vogëlushët, të cilin mund t’ia përdorni që në lindje. Restoraflor Baby është një suplement me pika, që përmban 4 shtame probiotikësh, thelbësorë për funksionimin e rregullt të sistemit gastro- intestinal. Ka formulë të përqendruar, ku vetëm 1 ml në ditë ju sjell përfitimet e nevojshme shëndetësore për vogëlushët tuaj. Nuk përmban ngjyrues apo konservues. Ky probiotik ju jep liri në përdorim, pasi mund të përdoret më vete, i tretur në lëng frutash, apo edhe në qumësht.
E pra të dashur miq, mikesha e sidomos nëna, mos harroni ta kini Restoraflorin në çantën tuaj të medikamenteve që merrni me vete nëpër udhëtime. Mund ta përdorni kur ju pret barku, kur keni diarre a të vjella, por edhe kur ndiheni të lodhura prej një diete ushqimore jo të duhur. Jemi të sigurt që do të na falënderoni!
E gjeni edhe në ditenatë.al ose në linkun https://www.ditenate.al/produktet?Search=Restoraflor&GroupID=