E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Politikë

Rama publikon bisedën me Petrit Malajn: “O vëlla, thuaju atyre që duhet luftuar deri në fund ai tifozllëku politik. Të shohin interesin e Tropojës”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në një bashkëbisedim me aktorin Petrit Male, kandidat për deputet në qarkun e Tropojës, Rama e porosit Malajn që t’ua bëjë të qartë tropojanëve se duhet  luftuar deri në fund tifozllëku absurd politik mes tyre, e se ata duhet të shohin interesin e Tropojës, e të vetes.

Petrit si je vëlla si të kam? Ç’thotë Tropoja heroike, me Partinë Demokratike?, e nis bidesën e vet duke qeshur Rama, e duke i ndërmendur publikut një thirrje nga koha e fushatave të Berishës. Ti je gur i rënë në vend të vet, në Akademinë e Arteve kaq vite, kjo është thjesht dhe vetëm një nismë nga dashuria që ke për atë vend e për ta vazhduar ndryshimin. Ti mbase je modest, por duhet ta themi, që Petriti është një tropojan i anagazhuar për vendin e vet, jo për veten e vet.

Ne duhet të theksojmë dy mesazhe,  vazhdoi Rama, jo vetëm atë infrastukturës, por edhe atë bujqësoren, me gështenjën për shembull, do jetë mirë për ekonominë familjare, bimët medicinale ata i kanë, ne do vijojmë t’i fuqizojmë.  Ky mandat do investojë në trurizmin malor, do forcojmë agroturizmin, kështu që e ardhjma është vërtet goxha tërheqëse.

E teksa aktori Malaj i përmend investimet e bëra në Tropojë, ai i kujton gjithashtu edhe bërjen e rrugës së Bjeshkëve, një atraksion turistik që do qe  me mjaft vlera për rritjen ekonomike të zonës.

S’kam ça bëj, me ke marrë peng, do ta bëjmë rrugën e bjeshkëve, u përgjigj Rama. Por  thuajua atyre, bëjua të qartë, që duhet ne të vahdojmë punën dhe e dyta, duhet luftuar deri në fund ai tifozllëku absurd politik,  s’po u kërkon askush të bëhen socialist, por të shohin interesin e vet e të Tropojës, kush e ka mbrojtur më mirë e kush e ka ushqyer më mirë, se nuk ka krahasim me ça kemi bërë ne e ça kanë bërë ata.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top