I pyetur në emisionin Opinon të Blendi Fevziut mbi prishjen e maternitetit të vjetër “Mbretëresha Geraldinë”, Rama u përgjigj se maternitetin nuk e prishi qeveria, por tërmeti. Sipas raportit teknik tha ai, prishjet qenë në nivelin D, pra niveli që kërkonte rikonstruktim emergjent.
Fasada do mbetet e pandryshueshme, tha Rama. Gjurma e monumentit në variantin e ri rikthehet, materiali i tullës ruvendoset siç u bë në rastin e Bankës, dhe shtohet një komponent që s’është e asaj kohë, pjesa me xham, por që i duhet kohës se është utilitare. Prishja nuk u bë sa hap e mbyll sytë. U bë një garë publike për atë objekt, mbaroi gara, nisi puna e rindërtimit.