E enjte, 28 Maj, 2026
Politikë

Rama: “Duam të ndryshojmë skemën e progresivitetit të taksës. Nga 300, duam ta çojmë 2 milionë…”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa komunikonte nga Vlora me grupet e interesit, Rama tha se qeveria ka ndërmend të ndryshojë edhe skemën e progresivitetit të taksës.

Ne duam që vitin e ardhshëm të ndryshojmë skemën e progresivitetit të taksës, tha ai. Dhe duam që shqiptarët që marrin deri në 400 mijë lekë, të mos kenë  asnjë taksë.  Sot është për ata që e kanë 300 mijë. Po e diskutojmë, se duhet të bëjmë kalkulimet, se s’mund të bëjmë premtime, se ne jemi në qeveri, dhe ne do jemi në qeveri, s’mund të gënjejmë.  Thamë do dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e kovidit, e bëmë, thamë do bëjmë 0 taksën e biznesit, e bëmë.  Është 0 taksa e biznesit të vogël dhe gjithë operatorët që janë brenda industrisë të turizmit, që janë nën 140 mijë dollar xhiro,  e kanë 0. Ne duam të rrisim tavanin ku nis numërohet 23 %, duke u nis nga 300a. Se deri tek 300-shja nuk ka taksë.  Ne duam ta çojmë deri në 2 milionë këtë. Por po bëjmë planin e veprimit. Ne do prezantojmë planin e veprimit, nuk do prezantojmë program elektoral, por planin e veprimit, dhe tek plani i veprimit do prezantojmë vizionin e 2030-s dhe do prezanojmë planin për 2021-2025. Nëse do na dalin llogaritë për vitin e ardhsëm, do ta themi vitin e ardhshëm. E sigurt që do jetë në 1 janar të 2023-it. Po llogarisim a mund të bëjmë që në 2022 dhe nëse kalkulimi do dalë i besueshëm, do e bëjmë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top