E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Prej ditësh gjithë bota në tension, bie më në fund raketa hapësinore kineze. Nuk raportohen dëme

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka rënë ditën e sotme në Oqeanin Indian, raketa kineze kaq shumë e përfolur këtyre ditëve, Long March 5B.

Sipas informacioneve të mediave shtetërore kineze, të cilat citojnë China Manned Space Engineering Office, mbetjet e raketës hapësionore kineze, kanë rënë në oqeanin Indian, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Sipas tyre, pjesët e raketës kanë hyrë në atmosferë më 10.24 me orën e Pekinit, dhe janë ulur në një pozicion me koordinata gjatësie 72,47 gradë në lindje dhe gjerësi  2,65 gradë në veri, pa shkaktuar dëme as një njerëz e as në ambient, pasi një pjesë e mirë e tyre qenë shkatërruar sapo kishin prekur atmosferën.

Rënien e raketës kineze në të njëjtin vend e konfirmon edhe komanda hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ndryshe nga mediet kineze, ajo bën me dije se nuk dihen ende pozicioni i saktë i saj dhe nëse kanë shkaktuar ndonjë dëm në ujë a në tokë.

Variani 5 B i Long March  është hera e dytë që dështon, qysh prej fluturimit të parë në maj të 2020-s,  kur  copat e të parit  variant ranë në Bregun e Fildishtë, duke shkaktuar dëme në ndërtesa, por jo në njerëz.

Sipas Bill Nelson, administrator I NASA-s, ish senator dhe astronaut i zgjedhur operacionet në Mars “vendet që ndërmarrin udhëtime në hapësirë, duhet të rrisin në maksimim transparencën sa u takon operacioneve të tilla dhe duhet të kujdesen që, në rast të rikthimit të objekteve hapësinore në tokë, rreziku për njerëzit dhe mjedisin të jetë jetë sa më i pakët.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top