Pas deklaratave-akuza të Meghan Marcle dhe bashkëshortit të saj Princ Harry-t për mënyrën e trajtimit të Meghan-it e të birit të tyre Archie-t nga disa anëtarë të familjes mbretërore, ka ardhur edhe reagimi nga Pallati Mbretëror.
E tërë famija është trishtuar teksa mëson se sa të vështira kanë qenë vitet e fundit për Harry-n dhe Meghan-in, shkruhet në deklaratën e Pallatit. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Pavarësisht se kujtimet edhe mund në ndryshojnë hera-herës, ato do merren tejet seriozisht dhe do adresohen në familje privatisht. Harry, Meghan dhe Archie, do jenë përherë antarët e dashur të familjes.