E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

OBSH-ja miraton vaksinën kineze Sinopharm. Pritet në vijim edhe miratimi i Sinovac

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjence vaksinën Covid-19 prodhuar prej kompanisë shtetërore kineze Sinopharm, e cila shënon edhe vaksinën e parë prodhuar në një vend jo perëndimor, që merr mbështetjen e OBSH-së.

Efektshmëria e vaksinave kineze është vënë në dyshim për një kohë të gjatë, për shkak të të dhënave të pakta hedhur në qarkullim për to, por këtë  të premte OBSH-ja pohoi se ka miratuar sigurinë, efektshmërinë dhe cilësinë e vaksinës së Sinopharm.

OBSH-ja tha gjithashtu se miratimi i  kësaj vaksine, krijon mundësinë për përshpejtimin e procesit të marrjes së vaksinës covid-19, për ato vende që po përpiqen të mbrojnë punonjësit shëndetësorë dhe popullësinë në rrezik.

OBSH kishte miratuar deri më tani vaksinat e prodhuara prej Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson e Moderna, por vaksinat kineze qenë miratuar prej kohësh prej instituteve shëndetësore të ndryshme, veçanërisht ato të vendeve më të varfra në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi.

Vaksina këshillohet të merret në dy doza, për njerëz në moshën mbi 18 vjeç dhe deri më tani është marrë prej shumë njerëzve në mbarë botën.

Ditët në vijim parashikohet marrja e një vendimi edhe për një tjetër vaksinë kineze zhvilluar nga Sinovac, ndërkohë që Sputnik, vaksina ruse, është ende në fazë vlerësimi.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top