• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

    Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

    Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

    Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

    Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

    Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

    Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

    Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

    Kina/ Më pak fëmijë dhe më Shumë robotë

    Kina/ Më pak fëmijë dhe më Shumë robotë

    “Kam bërë gabime në jetë”/ Dëshmon 18 vjeçarja e cila u gdhi e vetëplagosur me armë

    “Kam bërë gabime në jetë”/ Dëshmon 18 vjeçarja e cila u gdhi e vetëplagosur me armë

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Kritikë

Një roman alegorik mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Virgjil Muçi sjell “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale!”, nga Albana Nexhipi Lekaj

nga MetropolPost
28 Dhjetor, 2022
në Kritikë, Libraria
Një roman alegorik mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Virgjil Muçi sjell “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale!”, nga Albana Nexhipi Lekaj
9
SHPERNDARJE
306
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Në dukje një botim i thjeshtë, nga ata që nuk beson se fshehin perla brenda tyre, por duhet thënë se romani i sapo botuar i Virgjil Muçit, “BU, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale”, është një prej librave më mjeshtërorë, shkruar prej një autori shqiptar të letërsisë bashkëkohore, e kjo jo vetëm për shqipen tejet të pasur që gëlon në tekst, por edhe për gjetjen, përmes së cilës autori ka mundur të sjellë në mënyrë letrare, peripecinë e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e një komuniteti siç është Bashkimi Evropian.

Teksa e merr këtë roman në dorë, gjëja e parë që të bën përshtypje, është BU-ja në krye të kopertinës, nën emrin e autorit,  e cila të ndërmend automatikisht pasthirrmën që lëshojmë kur na ndodh një gjë për të vënë duart në kokë. E në fakt, përgjatë leximit, mësojmë se ajo është akronim i Bibliotekës Universale, e cila, nga sa rezulton në fund, nuk është dhe aq larg këtij gjesti. 

Subjekti i këtij romani është i thjeshtë. Një njeri, nga një provincë ndoshta, autori nuk ia përmend emrin, por ia vë në pah damarin provincial, dëshiron të jetë anëtar me të drejta të plota i Bibliotekës Universale, një institucioni elitar ky, ku bëjnë pjesë kokët e kokave, e kjo ngase, në gjykimin e vet, i ka të tëra kriteret për të qenë pjesë e tij. E kështu, plotëson atë që quhet dosje, vesh rrobat më të mira që ka, pispilloset dhe parfumoset për merak, dhe niset në kryeqytetin e largët B, ku ka edhe selinë qendrore BU-ja.

Gjëja e parë që vë re kur mbërrin në atë vend, është arkitektura mbresëlënëse e godinës, njerëzit e pa cen në të veshur, përkryerja estetike e tij në çdo detaj, kurse ajo  që i bën më shumë përshtypje, është pritja madhështore që i kanë rezervuar, me konferenca për shtyp, me deklarata për rëndësinë e atij anëtarësimi,  me dreka pune, pra një shtirje e fryrje kjo, që e kap gafil të gjorin njeri, e ai nuk di si të reagojë.

Nga ky moment, nis peripecia për t’u bërë anëtar i BU-së. Takime, intervista, konferena për shtyp, pyetësorë me 1001 pyetje, pritje, takime, prapë konferenca, shtrëngime duarsh para kamerave, fotografi buzagaz… komisione me akronime nga më të cuditshmet, që kanë në dorë shqyrtimin e dosjes dhe fatin e të gjorit për anëtarësimin në BU,  ndryshime rregullash, shtime komisionesh, të cilat në fakt ia shpien këtë proces 20 vjet.

I gjori lodhet, por ndërkohë, përmes flirteve e dashuriçkave me një nga sekretaret e BU-së, kupton  degjenerimin dhe kotësinë e këtij institucioni, i cili thur e ndërthur labirinthe pafund, vetëm e vetëm për t’u bërë i paarritshëm, prej atyre në fakt që vetë ai insitucion nuk dëshiron ta arrijnë.

I tërë romani është në fakt një alegori e mirëfilltë, e njësoj sikur pas “Pallatit të Ëndrrave” shquajmë Ministrinë e Punëve të Brendshme të kohës së komunizmit, edhe në romanin e ri të Virgjil Muçit, “Bu, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale”,  pas institucionit të BU-së shquhet qartazi ai i BE-së.

Teksa lexon ligjërimin e burokratëve të BU-së, e ke të pamundur të mos shquash ligjerimin e burokratëve të BE-së, teksa lexon shtirjen e të parëve, e ke të pamundur të mos shquash të dytët, e po njësoj, edhe tek labirintet që të parët krijojnë në roman, e ke të pamundur të mos shquash labirinthet reale të të dytëve, teksa Shqipëria përpiqet prej kaq vitesh bëhet pjesë e këtij komuniteti; madje-madje, në tërë këtë ngrehinë alegorie,  që vjen me një gjuhë mjeshtërisht letrare, hera herës personazhi kryesor të shëmbëllen  edhe me kreun aktual të qeverisë shqiptare, kurse ndihmësi i tij, Hermesi, (ai që e ndihmon për Public Relation), me ndihmësin e tij, aq të përfolur në mexhlisin mediatik shqiptar.

Cinizmi, humori i situatave, ndryshimi i gjendjeve shpirtërore të personazhit kryesor, janë sjellë aq mjeshtërisht në roman, përmes përdorimit të ligjërimeve të ndryshme të tij, herë si intelektual par exellence, e herë si një shqiptar tipik, që kujton nomatisjet e të gjyshes e ndërmend shprehitë e saj.

Ashtu si kati i nëndheshëm i Pallatit të Ëndrrave të Kadaresë (arkivi), të ndërmend Komedinë Hyjnore të Dantes, Ferrin, “Bu, si nuk u bëra anëtar i Bibliotekës Universale”  i Virgjil Muit mishëron mirëfilli Purgatorin: një pritje të pafundme të personazhit kryesor, për të marrë vesh në do vejë në Ferr a në Parajsë.

Por në këtë roman nuk ndërthuren mjeshtërisht vetëm këta elementë. Përpos leksikut që na sjell ajkën e shqipes dhe një morie idiomash që i mvishen pataksjes së personazhit prej ndodhive e na përcjellin ironinë elegante mbi situatat  dhe mendësinë shqiptare njëkohësisht, brenda romanit autori ndërfut, si për t’u çlodhur, edhe hapësira reflektimesh tejet elitare, fjala bie abstragime si ai mbi personazhin e Penelopës, duke na ofruar një lexim ndryshe, e duke ndërfutur përgjatë rrëfimit edhe një sërë urtirash latine, që i japin tekstit një përmasë universale.

E në të tërën këtë, syrit qëmtues të Virgjil Muçit, nuk i kanë shpëtuar as “terminologjitë moderne” futur në shqip prej shkencave politike, të marrëdhënieve publike e komunikimit publik, si public relations, politialy correct etj., të cilat kanë nisur e përdoren bajat e bajagi vend e pa vend në ligjërimin publik shqiptar e jo vetëm, të cilat në roman i hasim të përdorura me një farë qesëndie prej autorit.

Çfarë ndodh në fund, do të pyesë dikush nga ata që i lexojnë këto radhë. Anëtarësohet i gjori njeri apo jo? I gjori njeri duket se humb toruan, por perceptimin e kësaj autori e lë të hapur, duke të krijuar ndjesinë se historia vazhdon…

© MetropolPost.al

Ky shkrim është pasuri intelektuale e MetropolPost.al. Nuk lejohet përdorimi apo botimi i tij, pa cituar burimin.

Tags: Albana Nexhipi LekajBUMetropolPost.alroman i risi nuk u bëra anëtar i Bibliotekës UniversaleUetPressVirgjil Muçi
Shkrimi Paraardhës

Çfarë gafe dhe budallallëku ndërtimi i abetares të përbashkët Shqipëri – Kosovë!”, nga Artan Fuga

Shkrimi Pasardhës

Nis operacioni i konfiskimit të kateve pa leje, Çuçi: “Pronarët të zgjedhin, ose të paguajnë sipas çmimit të tregut, ose t’i japin për banesa sociale, ose t’u konfiskohen. Paratë i kalojnë Agjencisë së Shpronësimeve

Shkrime të Tjera

Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur
Bota

Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

16 Shkurt, 2026
Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini
Horoskopi

Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

6 Shkurt, 2026
“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!
Politikë

“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!

22 Janar, 2026
Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët.  Administrata Trump favorizon elitat oligarkike
Ekonomi

Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët. Administrata Trump favorizon elitat oligarkike

20 Janar, 2026
Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin
Analiza

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

19 Janar, 2026
Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri
Debati

Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

9 Janar, 2026
Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit
Lajme

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

9 Janar, 2026
Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”
Lajme

Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

8 Janar, 2026
Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron
Bota

Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

5 Janar, 2026

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Horoskopi sipas shenjave për muajin Mars, nga Meri Gjini

    Horoskopi sipas shenjave për muajin Mars, nga Meri Gjini

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Kurkumë dhe mjaltë, ilaçi natyral kundër kollës dhe ftohjes

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • “Tallen se nuk kam diplomë universiteti. Nuk mundesha, më duhej të punoja”. Kush është Giorgia Meloni që merr në dorë fatet e Italisë

    10 shpërndarje
    Share 4 Tweet 3
  • RTSH-ja në kaos, vazhdojnë denoncimet. Elsa Demo: “Paratë janë bërë hi, prandaj honoraret nuk janë derdhur”

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Kleoniki Surmeli, gruaja e dytë e Ismail Qemalit, nga Lira Gjika

    30 shpërndarje
    Share 12 Tweet 8

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta  Eric Dane,  ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

Ndahet nga jeta Eric Dane, ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

20 Shkurt, 2026
Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

20 Shkurt, 2026
Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

19 Shkurt, 2026
Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

19 Shkurt, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In