E shtunë, 30 Maj, 2026
Lajme

Nis prishja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Qe shpallur monument kulture në 2007-n

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka nisur sot herët në mëngjes, prishja e maternitetit të vjetër “Mbretëresha Geraldinë”, për t’i hapur kështu udhë rindërtimit të saj, siç u shpreh pak kohë më parë kryeministri Rama.

Sipas një dokumenti publikuar në faqen e Forumit të Trashëgimisë Kulturore, godina, ashtu si dhe Teatri Kombëtar dikur, ka qenë pjesë e listës së monumenteve kulturore që më 2007-n, së bashku me Fakultetin e Shkencave të Natyrës e një sërë godinash të tjera.

Prishja e godinës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, në gjykimin e të cilëve, përmes prishjes së saj, qytetit po i ikën dhe një tjetër pjesë historike.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top