E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Ndahet nga jeta në mes të lojës 28 vjeçari ganez Raphael Dwamena

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është ndarë nga jeta në fushë ditën e sotme, kapiteni i skuadrës së Egnatias, 28 vjecari ganez Raphael Dwamena, gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

28 vjeçari është këputur pa ndjenja në fushë teksa luante, ndërkohë që teksa e transportonin për në spital, u largua përfundimisht nga kjo jetë.

Ajo që dihet, është se Raphael Dwamena vuante prej problemeve kardiake. Mjekët madje ia kishin ndaluar që ai të luante më në fushë, por ai kishte vendosur të mos tërhiqej  e të vazhdonte, duke instaluar një defibrillator në zemër.

Pas goditjes së parë në zemër,  Dwamena luajti më tej për  BSC Old Boys dhe Egnatian, ku edhe u mbyll tragjikisht sot karriera e tij, në minutën e 24′, në ndeshjen kundër Partizanit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top