Është ndarë nga jeta ditën e sotme mjeku Isuf Kalo, njohur ndryshe në opinionin publik edhe si ish mjeku i Enver Hoxhës.
Kalo është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, dhe sipas familjarëve të tij për hir të një sëmundjeje të rëndë, për të cilën po kurohej jashtë.
Kohët e fundit doktor Isuf Kalo publikoi edhe një libër me kujtimet e veta “Koha për rrëfim”, ku rrëfente edhe marrëdhënien e tij me Enver Hoxhës.